Nëse i SHTRYDHNI PUÇRRAT NGA HUNDA, mund të VDISNI! Po, vërtet!

1

Dermatologët vazhdimisht tërheqin vërejtjen që duhet shmangur çfarëdo prekjeje të akneve dhe puçrrave, aq më parë nëse gjenden në të ashtuquajturin “trekëndësh i vdekjes”.

Ky emër rikujton skenën nga filmi horror, por as në jetën reale nuk është ndryshe, transmeton Telegrafi.

“Trekëndëshi i vdekjes” përfshin rajonin nga rrënja e hundës, e cila lidhet me këndet e buzëve, gjë që përfshin edhe hundën dhe buzën e sipërme në zonë të rrezikshme.

1

Në shikim të parë duket si infeksion i parëndësishëm i lëkurës por që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, siç janë humbja e të parit, paraliza e përhershme, madje edhe vdekja.

 Edhe pse rreziku që kjo të ndodhë është i vogël, duhet ditur që stafilokoku është një ndër bakteret më të rrezikshme, por që më së lehti shumëzohet në plagët e hapura.

Prandaj, nuk është e pamundshme që shprehia juaj e keqe të bëhet e rrezikshme për jetën.

Mënyra e vetme që t’i shmangeni rrezikut nga ky infeksion fatal është që të mos i prekni puçrrat në “trekëndëshin e vdekjes”.

Mirëpo, nëse vëreni skuqje të shtuar, patjetër duhet menjëherë të shkoni te mjeku. /Telegrafi/

Komento