Nëse skuqeni kur konsumoni alkool, urgjentisht ndaleni pijen

1

Njerëzit të cilët skuqen kur konsumojnë alkool janë të prirë të vuajnë nga një çrregullim serioz.

Hulumtime nga Koreja e Jugut kanë zbuluar se njerëzit të cilët skuqen në fytyrë pasi i konsumojnë disa pije alkoolike janë të rrezikuar nga hipertensioni i cili ndërlidhet me alkoolin, transmeton Telegrafi.

Kjo shtypje e lartë e gjakut – pra e ndërlidhur me konsumimin e alkoolit – mund të jetë shkaktar i sulmit të zemrës, sulmit të trurit, etj.

Shkaktari i këtij fenomeni është acetaldehidi, toksik i prodhuar nga alkooli, të cilin e thyen mëlçia.

Ata të cilët reagojnë me skuqje ndaj pijes, do të thotë se e thyejnë atë përbërës më ngadalë, gjë që e shkakton atë të qëndrojë në sistem më gjatë dhe të shkaktojë dëme më të mëdha.

Megjithatë, skuqja e fytyrës nga alkooli dallon varësisht nga gjinia, mosha dhe grupet etnike.

Sipas hulumtuesve, ky fenomen është më prezent te gratë, te të moshuarit dhe më shumë te aziatikët lindorë sesa te perëndimorët.

Komento