Neuromonitorimi, për një operacion të sigurt

3

Neuromonitorimi është një procedurë për monitorimin e gjendjes funksionale të trurit, palcës kurrizore, nervave periferikë, gjatë periudhës së intervenimit kirurgjik.

Dr. Millço Demerxhiev, neurolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se qëllimi i neuromonitorimit, është që të ndiqet funksioni i sistemit nervor gjatë intervenimit kirurgjik, në mënyrë që të reduktohen rreziqet e dëmtimit të indit nervor.3

Avantazhet e neuromonitorimit

Çdo intervenim kirurgjik, veçanërisht ai neukirurgjik, është një intervenim i rrezikshëm, për shkak se mund të shkaktohen dëmtime të padëshiruara të strukturave nervore. Gjatë intervenimit kirurgu nuk mund ti parashikojë këto dëmtime, pasi nuk ka pasqyrë të qartë të fushës operative.  Dëmi potencial i strukturave nervore, zakonisht është i dukshëm pas operacionit ose pas zgjimit të pacientit, atëherë kur realisht është tepër vonë për të bërë çfarëdo lloj korrigjimi. Për ti parandaluar këto pasoja me anë të neuromonitorimit, mund të dallohen pjesët që kontrollojnë funksionet dhe lëvizjet jetike, dhe mund të parandalohen dëmtimet e tyre gjatë intervenimit.

Si kryhet?

Fillimisht, bëhet plani i operimit, në konsultim me mjekun kirurg, cila pjesë e sitemit nervor do të operohet. Para operacionit, vendosen elektroda në vende të ndryshme të trupit, në varësi të procedurës që do të kryhet.  Këto elektroda vendosen në mënyrë që të dërgohen impulse elektrike nëpër trup, me anë të të cilave ndiqen rrugët nervore.

Kush i përdor të dhënat?

Neurologu i ndjek këto sinjale të lëshuara nga  neuromonitorimi  gjatë intervenimit.  Në të njëjtën kohë e informon kirurgun  se në cilën anë duhet të operojë dhe e paralajmëron nëse në afërsi të fushës operative ka ind nervor, që kontrollon funksionet vitale dhe lëvizshmërinë e pacientit.

Tek cilat intervenime kirurgjike aplikohet?

Me neuromonitorim  trajtohen të gjitha operacionet tek të cilat ekziston rreziku i dëmtimit të indeve nervore.  Më tepër në neurokirurgji, ortopedi, traumatologji.

Neurokirugjia – trajton  tumoret në kokë, tumoret në shtyllën kurrizore, tumoret në nerva, lëndime të nervave periferike.

Ortopedia – për trajtimin e skoliozës, traumave dhe frakturave të rruazave.

Kirurgjia torakovaskulare –  tek tumoret e gjendrës tiroide, për tu dalluar nga nervat e telave të zërit.

Kardiokirurgjia – gjatë operacioneve të mëdha të aortës,  gjatë të cilave merret informacion për  furnizimin me gjak të palcës kurrizore.

Kirurgjia maksilofaciale – për të shmangur dëmtimin e nervit të fytyrës

Neuromonitorimi në “Acibadem Sistina”

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është në funksion aparati më i sofistikuar për neuromonitorim.  Të gjitha operacionet në tru dhe në palcën kurrizore, kryhen me përqindjen më të lartë të sigurisë.

Komento