Ngjarjet negative krijojnë më shumë stres tek femrat sesa tek meshkujt

Ngjarjet negative krijojnë më shumë stres tek femrat sesa tek meshkujt

Hulumtuesit nga universiteti i Montrealit në Kanada kanë zbuluar se lajmet e këqija, si ato për vdekjen e një anëtari të afërt të familjes, personit të zemrës apo vrasjes së tij, ndryshojnë për nga mënyra se si reagojnë femrat.

Femrat gjatë testimeve kishin krijuar më shumë hormone të stresit, madje nëse vetëm kishin lexuar lajme negative nëpër gazeta.

Hulumtimi, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 60 persona, ka vërtetuar se tek meshkujt nuk ndodh diçka e ngjashme.

Shkencëtarët kishin bërë disa tekste me lajme negative, vrasje dhe aksidente komunikacioni. Meshkujt dhe femrat i kishin lexuar ato, për të kryer testin e stresit më pas.

Gjatë gjithë kohës së hulumtimit ju ishte matur niveli i kortizolit, hormonit të stresit. “Femrat kishin qenë shumë të ekspozuara ndaj stresit, përderisa niveli i kortizolit tek meshkujt kishte mbetur i njëjtë”, thotë Mari-Frans Marin, anëtare e ekipit hulumtues.

Komento