Ngjyra më e famshme në internet !

7

7Nuancat e ngjyrës së kaltër dominojnë nëpër web faqe, duke u shfaqur dy herë më shumë se ngjyra e kuqe dhe e verdhë.

Facebook, Wikipedia dhe Amazon kanë disa gjëra të përbashkëta, ato janë sajtet më të vizituara në web dhe në të gjitha dominon ngjyra e kaltër, shkruan DailyMail.

10 web faqet më të njohura në internet është gjetur të kenë përafërsisht dy herë më shumë nuanca të ngjyrës së kaltër, se sa të kuqe dhe të verdha dhe tri herë më shumë se ngjyra e gjelbër.

Këto gjetje janë shpallur nga një projektues, i cili kontrolloi faqet e famshme të internetit dhe regjistroi të gjitha ngjyrat e përdorura në ‘homepage’

Komento