HomeShëndetësi Një analizë e re parashikon mbijetesën me kancer në mushkërinë Shëndetësi Një analizë e re për kancer të mushkërive mund të parashikojnë se cilët pacientë kanë rrezikshmëri të lartë për përsëritjen e kancerit të tyre pas operimit. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara si për burrat edhe për gratë. 222 mijë amerikanë diagnostikohen çdo vit me kancer në mushkëri. Një artikull në revistën mjekësore “Lancet” sjell rezultatet e dy provave më të mëdha klinike të kryera ndonjëherë mbi gjenetikën molekulare të kancerit në mushkëri. Studimet demonstrojnë se me anë të një analize gjenetike, shkencëtarët janë në gjendje të parashikojnë se cili prej tumoreve në shkallën e herëshme të zhvillimit do të rikthehet pas heqjes me operacion. Shpresa është që kjo do t’i ndihmojë mjekët të vendosin se cilët pacientë me kancer në mushkëri në fazë fillestare do të kenë nevojë për kimoterapi pas operacionit, dhe cilët do të mjaftohen vetëm me ndërhyrje kirurgjike. Të dyja studimet arritën në përfundimin se kjo analizë mund të parashikojë me saktësi nëse gjasat e vdekjes nga kanceri në mushkëri në fazë të herëshme janë të ulta ose të larta brenda 5 vjetëve nga koha e operimit. Një nga autorët e studimit thotë se rezultatet janë “vërtetë inkurajuese për pacientët me kancer të mushkërive.”/voa/ PrapaPara Tags: kanceri i mushkërive Komento Anulo Shto Koment
në Shëndetësi Analiza e frymës për diagnostikimin e kancerit në mushkëri Kanceri i mushkërive merr çdo vit 1 milionë e 500 mijë jetë njerëzish. Por, një grup shkencëtarësh në Klinikën …
në Shëndetësi Kanceri i mushkërive Kanceri i mushkërive është sëmundje malinje (e keqe ) që në popull njihet edhe me emrin tumor femëror (emërtim …
në Shëndetësi Të sëmurit nga kanceri i mushkërive, të rrezikuar nga pika në tru Personat që së për një kohë të shkurtër janë diagnostikuar me kancer në mushkëri, janë në rrezik më të madh të …