Një det me shkumë në Lorne

Një det me shkumë në Lorne

Ndodh vetëm një herë në tre apo pesë vjet, ndaj kur Natyra vendos të ‘organizojë’ një festë me shkumë, askush nuk mund ta refuzojë ftesën.

Të gjithë ata që e duan detin, u gëzuan pa masë kur panë kilometra të tërë shkume përgjatë bregut në Lorne, Victoria, Australi.

Ky është një fenomen që ndodh një herë në disa vjet, kur rreshjet e mëdha hedhin në oqean lëndë organike, e cila shndërrohet në shkumë.

Komento