Një dietë të thjeshtë dhe efikase

Një dietë të thjeshtë dhe efikase

Shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar,e sidomos ritmi i jetës. Shumica e njerëzve deri tani nuk kanë ndierë nevojën për të aplikuar ndonjë dietë.

Por, nëse nuk dëshironi që nesër gjithçka të jetë vonë, pse të mos filloni sot dhe të mos shtoni në peshë nesër.

Hani kafjall

Mos bëni ndonjë pauzë të gjatë nga momenti kur të zgjoheni dhe shujta e parë. Bëjeni këtë si shprehi. Shujta nuk ka pse të jetë tepër e fortë nëse nuk jeni të mësuar të hani herët në mëngjes, por le të jetë shujtë cilësore, për shembull flluska me qumësht soje dhe me fara liri apo ndonjë sandviç të vogël integral me djathë të freskët dhe perime me një gotë qumësht lope.

Mos anashkaloni shujtat

Radhisni shujtat ditore në tri kryesore dhe në dy mes-shujta. Për asnjë arsye mos anashkaloni ato apo mos i bashkoni, në të kundërtën efekti do të jetë krejt i kundërt me atë që mëtoni të jetë.

Konsumoni shumë pemë dhe perime

Perimet le të jenë zgjedhja juaj e parë. Janë ushqim me shumë pak kalori. Nëse edhe përkundër pesë shujtave ndieni veten të uritur, atëherë konsumojeni një karotë apo sallatë sezonale apo ndonjë mollë, dardhë apo edhe portokall.

Ushqimi le të jetë i llojllojshëm

Kujdesuni që shumë ushqime të jenë të përfshira në menynë tuaj. Më shpesh hani drithëra ngase janë burim i mirë i karbohidrateve dhe proteinave, si dhe për shkak se posedojnë shumë fibra, për një kohë të gjatë dhurojnë ndjenjën e të qenit ngopur. Mishin e kuq zëvendësojeni me mishin e peshkut, e po ashtu mos lini anash as arrat dhe vajin e ullirit.

Konsumoni ujë dhe çaj të gjelbër

Prania e lëngjeve është shumë e dobishme, ngase midis të tjerash do të sjellë edhe ndjenjën e të qenit të ngopur, ndërsa çaji i gjelbër, nga shumë dobi të tjera për shëndetin, parandalon shtimin në peshë.

Mos hani pas orës 19

Me shkuarjen e ditës edhe metabolizmi ynë ngadalësohet, prandaj sugjerohet që ushqimi në darkë të jetë i lehtë dhe të mos hahet vonë. Organizmi ngadalë përgatitet për pushim e jo për tretje të ushqimit.

Komento