Një gotë verë e kuqe ndihmon kujtesën

Një gotë verë e kuqe ndihmon kujtesën

Sipas hulumtimeve të fundit ku kishin marrë pjesë shumë shkencëtarë dhe ekspertë, një gotë verë e kuqe ndihmon për kujtesën.

Vera e kuqe duket se ka kapacitete që mbajnë larg sëmundjen e Alzhaimerit, pasi ka një veti mbrojtëse, e cila ndikon pozitivisht tek truri.

Ky fakt del nga një studim i shkencëtarëve dhe ekspertëve nga universiteti “Xhorxhtaun”, në të cilin kishin marrë pjesë disa pacientë, të cilët kishin vërejtur shenjat e para të humbjes së kujtesës. Ky studim kishte zgjatur për një vit rresht.

Ndër studimet e fundit lidhur me vetitë e verës janë përmendur disa dobi, e disa prej atyre dobive janë edhe ndikimi i verës së kuqe kundër plakjes, pastaj kundër diabetit, lloji 2, kancerit e po ashtu edhe kundër mbipeshës. “Shumica e studimit u bazua te kafshët me doza që e kalojnë më shumë se një gotë verë.

Nga këtu lindi edhe ideja për të vlerësuar efektin e verës së kuqe, gjithsesi për verifikimin e saktë të saj mbi kujtesën na duhet edhe pak kohë”, shpreh studiuesi Skot Tërner.

Komento