Një lugë e vogël me kripë mjafton për gjithë ditën

Një lugë e vogël me kripë mjafton për gjithë ditën

Më së shumti kripë në organizmin tonë konsumojmë përmes ushqimeve të gatshme dhe atyre gjysmë të gatshme.

Disa prej tyre janë prodhime të mishit, djathëra të forta, perime të konservuara, ushqime të grimcuara të paketuara si çipsat, shkopinjtë, kikirikët, keçapi etj. Shmangini ushqimet nga “fast food”, si dhe ushqimin nëpër restorante. Për shkas të rritjes së shijes, shpesh përdoren sasi të tepruara të kripës.

Më mirë do të ishte të konsumoni sa më shumë perime të freskëta, sidomos ato të pasura me kalium (spinaqi dhe perimet tjera me gjethe të gjelbër, pastaj domaten dhe prodhimet e saj). Ushqimin përgatiteni në mënyra të shëndetshme, e në vend të kripës shtojini erëza. Një person i shëndoshë brenda ditës nuk guxon të përdorë më shumë se një lugë të vogël me kripë (5 g).

Do t’ju befasojë fakti se te flluskat, të cilat shihen si ushqim i këndshëm, sidomos për mëngjes, me gjithë shijen e ëmbël, kanë një sasi të lartë të kripës. E njëjta ndodh edhe me bukën. Do të ishte shumë e shëndetshme ta lexoni përmbajtjen dhe deklaratën në secilin artikull ushqimor.

Komento