Një mashkull a mund të përmbushë seksualisht një femër

Një mashkull a mund të përmbushë seksualisht një femër

Një mashkull a mund të përmbushë seksualisht një femërSuksesi në jetën seksuale varet edhe nga fjalët. Kjo tashmë nuk vihet në diskutim. Kështu çdo grua sado e ndrojtur qoftë, jo vetëm mundet, por duhet të mësojë të shprehë dëshirat e saj seksuale. Seksologët pohojnë se shumica e femrave veprojnë në bazë të një psikologjie afërsisht të njëjtë.

Ato edukohen, që të vogla me idenë e “vajzave të mira”, të cilat janë të gatshme të vetëmohohen se sa të hapin gojën gjatë aktit seksual, ose të shprehin një dëshirë të brendshme.

Nga ana tjetër, është tragjike të mendohet se burrat, në shumicën e rasteve preferojnë një partnere, e cila të jetë krijuese në krevat dhe t’i përmbushë ata. Dhe përmbushje pa fjalë nuk mund të ketë.

Seksologët sugjerojnë se “duhet të kapërcesh veten tënde, komplekset e tua dhe të kërkosh atë, që vërtet të kënaq”. Fakti se nuk ke përdorur kurrë më parë fjalë gjatë aktit seksual, nuk do të thotë se nuk duhet të përdorni. Madje nëse realizoni hapin e parë, do t’ju duket mjaft interesant. Si fillim, çfarë do fjale, që të përdorni do të jetë eksituese, megjithëse ajo mund të mos jetë kaq shumë e goditur.

Një shprehje e thjeshtë si p.sh. “kjo më bën të ndjehem mirë”, mund të jetë premisë për një lidhje më të mirë erotike. Po kështu, mund të thoni diçka fare të sinqertë si “më pëlqen kur më ledhaton”. Dhe pak nga pak përparoni, duke përdorur fjalë të tjera më joshëse si “ndjehem kaq mirë në krahët e tua…”

Pyeteni partnerin tuaj: “Mos ndoshta në mendjen tënde vërtitet ndonjë ide erotike, që do të doje ta provonim?” Dhe nëse ai përgjigjet pozitivisht, kërkojini atij, që t’jua përshkruaj idenë me detaje. Më pas është radha juaj. Duhet, që ju ti bëni partnerit përshkrimin e fantazisë suaj. Ose në rast të kundër përpiqu të trillosh një histori dashurie, duke u përpjekur që atmosfera, gjithnjë të jetë e ndezur dhe sa më e ngrohtë. Në këtë moment hidhni një sy partnerit. Si reagon ai, si e përjeton mesazhin seksual?

Shkëmbimi i ideve dhe i fantazive tuaja me partnerin, supozohet ti japë më shumë ngjyra atmosferës, që do të çojë tek krevati. Dhe pak nga pak, duke “regjizuar” pjesë të ndryshme si p.sh., e sëmura dhe doktori, viktima dhe shpëtimtari etj., mund të kaloni në dhomën e gjumit. Gjithçka që përmblidhet në fantazinë tuaj duhet ti shkojë për shtat rrethanave, që keni në dispozicion. Megjithatë mos prisni, që gjithçka të jetë perfekte, pasi mund tu ndodhin edhe të papritura. Përpiquni ta largoni partnerin nga çdo veprim që ju e konsideroni jo erotik duke sugjeruar një zgjidhje të shpejtë e efikase.

Në marrëdhëniet me partnerin gjithnjë duhet të jeni më konkrete. Nëse i shpreheni me fjalët: “Dua të më bësh të ndjehem mirë me ty…”, në të vërtetë nuk k