Një nga dhjetë punëtorë shkon në pushim, shkaku i depresionit

Një nga dhjetë punëtorë shkon në pushim, shkaku i depresionit

Një hulumtim, në të cilin kishin qenë të përfshirë punëtorë nga shtatë vende evropiane, ka treguar se një nga dhjetë punëtorë detyrohet të shkojë në pushim, si pasojë e stresit të shkaktuar në vendin e punës.

Hulumtimi është kryer nga Asociacionin Evropian i Depresionit (EDA) në Britani, Gjermani, Itali, Danimarkë, Turqi, Spanjë dhe Francë.

Në përgjithësi tek 20% e të 7.000 të anketuarve u ishte diagnostikuar depresioni gjatë jetës së tyre. Midis këtyre personave mbretëronte një gjendje aspak e lehtë shpirtërore, prandaj shumë të shpeshta ishin ditët që kërkoheshin nga vetë ata, si pasojë e një gjendjeje të tillë.

Ekspertët kanë vlerësuar se brenda një viti, në mbarë Evropën humbin rreth 92 miliardë euro, si pasojë e humbjes në prodhim, pasi që personat e lartpërmendur duhet të shkojnë në pushim.

Sipas hulumtimit, një nga katër persona kurrë nuk ia ka bërë me dije shefit se vuan nga depresioni, përderisa rreth 30% e punëtorëve nuk e bëjnë një gjë të tillë, nga frika se do ta humbnin vendin e tyre të punës.

Komento