Një orë jogë në javë do të ruajë shëndetin tuaj

Një orë jogë në javë do të ruajë shëndetin tuaj

Efektet me të cilat çdo ditë e më tepër ballafaqohen gratë janë: stresi, nervoza, pagjumësia dhe mungesa e të lëvizurit të mjaftueshëm.

Për të arritur një qetësi trupore dhe shpirtërore përdorni jogë. Këto ushtrime kanë një efekt të pabesueshëm, sjellin një ekuilibër dhe baraspeshë në trup, mëndje dhe në shpirt.

Për të ushtruar jogë duhet që të jeni në një vend të rrafshët, ndërsa veshja duhet të jetë e përshtatshme për trupin tuaj. Shmangni ushtrimet nëse jeni e lodhur apo posa të keni përfunduar me ushqim.

Joga ndihmon në kapërcimin e shumë detyrave shtëpiake, brengave, si dhe ndihmon për arritjen në një shkallë ku të gjithë do t’u kuptojnë juve dhe ju do ta kuptoni veten tuaj.
Ushtrimet me joga më së shumti i shkojnë për shtati grave, të cilat janë më të moshuara dhe kanë nevojë për relaks, e të njëjtat nuk mund t’u bëjnë ballë ushtrimeve të tjera janë më të rënda për t’u përballuar nga ato. Ushtrimet me jogë kërkojnë angazhim, kohë dhe vëmendje. Para se të filloni me jogë, shmanguni pozicioneve të parehatshme. Ne u kemi zgjedhur disa ushtrime, pas të cilave ju do të ndiheni shumë i relaksuar.

Majmuni i madh, për fat të madh
Me ndihmën e këtyre ushtrimeve do të ndiheni shumë i relaksuar dhe mjaft i qetësuar, si në shpirt ashtu edhe në trup. Mbështetuni në njërin gju të këmbës suaj me gjithë peshën e trupit tuaj, tjetrën këmbë e ngrini lart dhe në atë mënyrë ushtroni për disa minuta. Pas një kohe të dy duart i vendosni pas kokës, sikur dëshironi ta prekni diellin. Në këtë pozitë qëndroni për dy minuta dhe më pas ndërroni këmbën.

Pajisje për forcimin e barkut
Ky ushtrim është mjaft i mirë për t’u liruar nga tensioni në pjesën e qafës, aty ku më së shumti mblidhet. Kjo do të ndihmojë edhe për sëmundjet e mushkërive dhe muskujve. Shtrihuni poshtë në bark, merrni frymë thellë, shtrini duart dhe këmbët dhe i ndani nga toka. Qëndroni në atë pozitë për sa kohë iu pëlqen, më së miri do të ishte që të merrni frymë dhe ta ndalni frymën për sa kohë që mundeni. Më pas lëshoni duart, këmbët dhe kokën në tokë dhe merrni frymë thellë. Këtë ushtrim përsëriteni çdo ditë dhe do ta vëreni se si shëndeti depërton në trupin tuaj. Ky ushtrim së paku duhet të zgjasë 10-15 minuta.

Shpina e maces për relaksim të muskujve
Ky ushtrim është mjaft ideal për relaksimin e muskujve të shpinës. Përkulu në gjunjë dhe vendosuni në tokë. Duart i vendosni në atë mënyrë që të jenë të barabarta me shpinën tuaj. Merrni frymë thellë, lëshojeni kokën në tokë dhe ngriheni dhe lëshoheni me shpinë për disa herë. Më pas rrini në një pozitë të shtrirë, kokën e ngrini lart dhe merrni frymë si të ishit një mace.

Lutja për meditim
Lutja është një ushtrim për meditim. Uluni këmbëkryq, duart i vendosni në gjoks, sikurse jeni duke u lutur.  Mbyllni sytë, merrni frymë thellë përmes zgavrave të hundës. Provoni të mendoni për asgjë, koncentrohuni vetëm për të marrë frymë dhe do ta ndieni një lloj rryme, e cila do të depërtojë në mushkëritë e juaja. Këtë ushtrim përdoreni sa më shumë herë që mundeni.

Komento