Një smartphone që mat nivelin e stresit

Një smartphone që mat nivelin e stresit

Një smartphone në gjendje të identifikojë nivelin e stresit të subjektit dhe ta ndihmojë në rast se ai është shumë i lartë.

Është ky projekti që po zhvillohet nga një institut italian në kuadër të nismës “Interstress”, të financuar nga Komisioni Evropian.

Opsioni i ri do të jetë në dispozicion në smartphone dhe tabletë, më parë në Android dhe më pas në iOS për iPhone-iPad.

Aparati me aplikacionin e ri është në një fazë prototipi të avancuar dhe nisja e testit në laborator është parashikuar për në muajin mars.

Komento