Njihuni me makinen-rakete te shkaterrimit ne mase

Njihuni me makinen-rakete te shkaterrimit ne mase

Një i çmendur pas shpejtësisë ka zbuluar një mënyrë interesante për ta bërë makinën e tij më të shpejtë- duke i ngjitur sipër një motor rakete cruise. Dikur kjo makinë e besueshme Chevrolet e vitit 1967 mezi kapte 160 kilometra në orë.

Tani ajo i kalon mbi 450 kilometra.
Makina e fuqishme lë pas një gjurmë flake deri në 10 metra dhe ngre në qiell një re tymi kur niset. Tani makina quhet Jet-Impala 67.

Ajo është krijuar nga Paul Stender, 44 vjeç, e shoqja e tij, Theresa, 29 vjeç, dhe ekipi i tyre Indy Boys Inc. Ata janë krenarë që kanë krijuar makinën më të shpejtë dhe më të çuditshme në botë.

Fuqia është sa e 10 makinave Bugatti Veyron. Vetë Stender thotë se është e frikshme të ecësh me një motor rakete mbi kokë. Por audienca e pëlqen diçka të tillë.

Komento