Njohja shenjave të gishtërinjve nga Disney

Njohja virtuale shenjave të gishtërinjve nga Disney

Ndoshta disa do të befasohen pse pikërisht Disney ka filluar të merret me hulumtimin e ekraneve kapacitive të ndjeshëm në prekje, por ashiqare që kjo kompani sheh potencial të madh në pajisje të tilla.

Në këtë fushë problemi më i madh paraqitet pamundësia që më shumë fëmijë të luajnë bashkërisht, në të njëjtën kohë në të njëtën pajisje.

Kjo teorikisht do të mund të zgjidhje përmes njohjes virtuale të shenjave të gishtërinjve, por në praktikë një gjë të tillë sot, dhe ndoshta edhe në një të ardhme të afërt, është e parealizueshme.

Prandaj Disney (Research) ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër. Kjo kompani ka zbuluar që me lëshimin e rrymgës alternative të frekuencave të ndryshme mund të “lexohet” rezistenca elektrike specifike për majat e gishtërinjve të secilit shfrytëzues individualisht.

Rezistenca varet nga dallimet në trupat e njerëzve (dendësinë e eshtrave, muskujve), nga rrobat që bartin dhe madje edhe nga këpucët që kanë, por gishtërinjtë e ndryshëm të personit të njëjtë kanë “nënshkrimin” e njëjtë – pra, mjafton që të kalibrohet pajisja me një gisht të personit dhe kjo pajisje më pas do të mund të identifikojë të gjithë gishtërinjtë e këtij personi.

Komento