Njohuritë më të reja për dhënien e formës këmbëve të fëmijëve

Njohuritë më të reja për dhënien e formës këmbëve të fëmijëve

Hulumtimet shkencore e kanë hedhur poshtë në tërësi mendimin e mëparshëm se për zhvillimin e rregullt të shputës së fëmijës nevojitet mbathje e fortë me thembra (taka) të larta dhe me hark të përkrahur të hapit.

Për vogëlushin tonë zgjedhim mbathje që do të jenë sa më të buta, komode, me pjesën e poshtme të drejtë, të butë dhe elastikë, që do t’i mundësojnë ecje sa më natyrale (ngjashëm me ecjen këmbëzbathur) dhe zhvillim të papenguar të harkut të këmbës, si dhe mekanizmit të ecjes.

Hulumtimet shkencore e kanë hedhur poshtë në tërësi mendimin e mëparshëm se për zhvillimin e rregullt të shputës së fëmijës nevojitet mbathje e fortë me thembra (taka) të larta dhe me hark të përkrahur të hapit, sepse përkrahja e fuqishme e muskujve nuk sjell dobi, por vetëm e kufizon lëvizjen e tyre dhe i dobëson muskujt.

TAKA
Taka e këpucës duhet ët jetë e butë dhe nuk duhet të fiksojë nyjën. Taka e lartë dhe e fortë pengon lëvizshmërinë e nyjës dhe në këtë mënyrë e pengon refleksin ekuilibrues të fëmijës. Taka e lartë dhe e fortë i jep përkrahje muskujve, gjë që nuk është e dobishme, pasi kufizon punën e muskujve të këmbës.

HARKU I SHPUTËS
Harku i shputës në mbathjet e fëmijëve nuk bën të jetë i përkrahur (i ngjizur). Hulumtimet kanë konfirmuar se përkrahja e harkut të hapit te fëmija me shputa të zhvilluara normalisht nuk ka kurrfarë efektesh pozitive, sepse fëmija duhet t’i zhvillojë harqet e hapave nëpërmjet shfrytëzimit të muskujve të shputave (me anë të ngarkimit të shputës, nëpërmjet bartjes së ngarkimit në shputa, gjatë vendosjes në gishta…). Muskujve nuk bën t’iu marrim aktivitetet natyrore, sepse në atë mënyrë do të pengonim zhvillimin e harkut të hapit.

ELASTIKE
Taka le të jetë e rrafshët, elastike. Taka e tillë i mundëson fëmijës që, edhe kur është i mbathur, të bartë ngarkesën pa pengesa dhe ët ketë ndjenjë më të mirë të shputës, nuk ia pengon lëvizjen dhe kontribuon pozitivisht në

zhvillimin e muskulit të shputës.
Në takën më të butë ecja e fëmijës i afrohet ecjes natyrale (ecjes këmbëzbathur) dhe kësisoj mundëson zhvillimin e papenguar të harkut të hapit dhe të mekanizmit të ecjes. Taka duhet të jetë aq e butë sa që me pak përpjekje të mund ta takojmë në të gjitha drejtimet./Telegrafi/

Komento