Nuk ka shkurorëzim, nëse burri i ndihmonë gruas

Nuk ka shkurorëzim, nëse burri i ndihmonë gruas

Cila është fshehtësia e një martese të lumtur? Mashkulli i cili është i gatshëm t’i ndihmojë gruas në punët e shtëpisë!

Meshkujt, mos të themi burrat, të cilët janë të gatshëm t’i përvjelin mëngët dhe t’u ndihmojnë grave të tyre në punët e shtëpisë dhe të përkujdesen rreth fëmijëve janë çelës i një martesë të suksesshme dhe të lumtur, dëshmon një hulumtim më i ri. Sa më i gatshëm që mashkulli të jetë për t’u marrë me punë të shtëpisë, gjasat për shkurorëzim të martesës bëhen më të vogla.

Këto rezultate sigurisht do t’ua kënaqin veshët shumë grave në mbarë botën dhe do të jetë një argument i mirë për t’ua sqaruar burrave të tyre pse është e rëndësishme që ata të përfshihen në punë të shtëpisë dhe në rritje të fëmijëve. Megjithatë, gratë do të duhet të bëjnë shumë përpjekje për t’ua mbushur mendjen meshkujve, sepse, sipas studimit, ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë rol të rëndësishëm të tyre.

Hulumtimi ka përfshirë 3.500 çifte bashkëshortore, derisa është vërtetuar se martesat më të suksesshme janë ato në të cilat meshkujt u ndihmojnë grave të tyre rreth rritjes së fëmijëve dhe punëve të shtëpisë. Sipas ekspertëve, gratë nuk e kanë aspak lehtë, sepse ato duhet të dëshmohen si në punë ashtu edhe në shtëpi, prandaj ndihmesa e burrave të tyre gjithsesi është e rëndësishme.

Komento