Omega 3 dhe peshku: të jetojmë më mirë dhe më gjatë!

Omega 3

Omega 3Një studim shkencor konfirmon përfitimet nga konsumi i rregullt i peshkut.

Omega-3 që ai përmban parandalon zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek të moshuarit. Konsumi i rregullt i peshkut nuk ju bën më të zgjuar siç ju kanë thënë shpesh nënat tuaja. Por ai përmban Omega-3 që është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Kjo është ajo që është vërtetuar nga një studim shkencor i kryer nga një ekip studiuesish amerikanë nga Universiteti i Harvardit. Për 16 vjet, shkencëtarët kanë ndjekur një grup prej 2.700 të rriturish mbi moshën 65 vjeç. Statistikat janë të qarta: të moshuarit që përdorin rregullisht peshkun në menynë e tyre, kishin më pak rrezik të vdekshmërisë (27%-35% më të ulët) dhe të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

Për të arritur rezultate të tilla, preferohet konsumimi i peshkut me yndyrë dhe i pasura me omega-3, të tilla si salmoni, sardelet, toni etj. Acidet yndyrore që ato përmbajnë janë thelbësore për ruajtjen e shëndetin tonë. Ju nuk keni marrëdhënie të mira me peshkun? Është koha për ta rimenduar.

Komento