Omega-3 zvogëlonë rrezikun e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve

Omega-3 zvogëlonë rrezikun e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve

Personat të cilët konsumojnë sasi të mjaftueshme të acideve yndyrore Omega-3, e që më së shumti gjenden në vajin e peshkut, në masë të madhe zvogëlojnë zhvillimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.

Ekspertët edhe më tutje kërkojnë masa dhe mënyra të reja për evitimin e sëmundjeve që janë të ndërlidhura me mishin e dhëmbëve, por acidi yndyror Omega-3 është shumë i dobishëm, por ka edhe faktorë të tjerë që luajnë rol të rëndësishëm.

Sëmundja e mishit të dhëmbëve, parodontopatia ose parodontoza, është infektim kronik i mishit të dhëmbëve që shkaktohet me grumbullimin e baktereve në mishin e dhëmbëve, të cilat mund të shkaktojnë edhe rënien e dhëmbit.

“Bakteret shkaktojnë çrregullimin e mishit të dhëmbëve. Tretmani me acidet yndyrore Omega-3 kishte pasur sukses në disa kafshë, e tash shkencëtarët shpresojnë se një eksperiment i tillë do të ketë sukses edhe në njerëz”, tha shkencëtari dr. Keneth J. Mukamal.

Mukamali dhe kolegët e tij kishin analizuar më shumë se 9.000 persona të rritur në hulumtimin nga viti 1999 deri në vitin 2004. Rreth 8% e pjesëmarrësve në hulumtim ishin të sëmurë nga sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

Në bazë të të dhënave rreth mënyrës së të ushqyerit te pjesëmarrësit e hulumtimit në 24 orët e fundit ekipi i shkencëtarëve kishte vërtetuar se ata persona që kishin konsumuar acidet yndyrore Omega-3 DHA, kryesisht nga vaji i peshkut, në masë shumë më të vogël ishin të sëmurë nga parodontoza.

Pasi që parasysh ishin marrë edhe faktorët si mosha, konsumi i kalorive, personat që kishin konsumuar acidet yndyrore DHA për 22%, ishin më pak të rrezikuar se do të prekeshin nga sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

Dr. Mukamal ka paralajmëruar se ka edhe shumë për t’u bërë në vërtetimin përfundimtar se acidet yndyrore Omega-3 mbrojnë mishin e dhëmbit, ngase është shumë e mundur që humbja e dhëmbit të ndikojë në ushqim, se sa që ushqimi do të ndikojë në humbjen e dhëmbit.

Dr. Mukamal sugjeron që vaji i peshkut të konsumohet së paku dy herë në javë. Edhe disa studime të mëhershme kishin vërtetuar se vaji i peshkut është shumë i dobishëm, por efektet e sakta edhe më tutje nuk janë të njohura.

“Acidet Omega-3 kanë shumë ndikim të dobishëm në shumë organe në organizëm. Mb