Opsioni i ri i Facebookut “ju nxjerr nga shtëpia”

Opsioni i ri i Facebookut “ju nxjerr nga shtëpia”

Ky rrjet shoqërorë posa ka plasuar opsionin e ri “Suggested Events” (ngjarjet e sugjeruara) i cili përdorë informatën e juaj nga check-in për të theksuar ngjarjet të cilat ndoshta do të dëshironit ti bëni në botën e vërtetë.

Suggested Events zëvendësoi opsionin e mëhershëm Friends Events dhe ende nuk është në dispozicion në të gjitha profilet. Ose Facebooku do ta paraqes atë gradualisht ose për shembull ndoshta ende nuk keni përdorur asnjëherë opsionin check-in.

E nëse keni opsionin në fjalë në profilin tuaj atëherë ja se çfarë duhet të bëni:

Shkoni në Home Page, në anën e majtë klikoni në Events. Si dhe deri tani, ngjarjet e ndryshme që duhet të ndodhin në të ardhmen e afërt do të paraqitet në anën e djathtë të ekranit tuaj.

Por tani nën Events do të shihni edhe menynë Suggested Events. Klikoni mbi të dhe do të shihni listën e ngjarjeve të propozuara që do të mbahen gjatë ditëve, javëve ose muajve në vijim.

Pra, Facebook do të përdor informatat që ka grumbulluar rreth juve që të ju propozoj ca vende tjera në të cilat ndoshta dëshironi të shkoni? Natyrisht ka të atillë që mund të “rrëqethen” nga ky fakt, por të tjerët do të përshëndesin propozimet që kanë të bëjnë me vendet në të cilat ata kanë qenë ose në të cilat do të dëshironin të shkojnë.

Por nga ana tjetër duhet thënë se nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë kur Suggested Events do të mundësohet në aplikacionet për iOS dhe Android.

Përgjigja përfundimtar nga Facebook ende është duke u pritur.

Komento