Organet qe rigjenerohen ne trupin e njeriut

Organet qe rigjenerohen ne trupin e njeriut

Kockat, lëkura, qelizat e shijes, qerpikët, madje edhe qelizat tuaja të gjakut janë më të reja se ç’e keni menduar.

Ndërkohë që data e lindjes në kartën e identitetit tregon moshën tuaj të vërtetë, organet dhe qelizat e trupit e rinovojnë veten çdo vit, muaj, madje çdo javë.

Ja cilat janë organet që rigjenerohen një herë në 5 ditë e disa të tjera që rigjenerohen një herë në 15 vjet, sipas një lajmi të revistës “Reader’s Digest”:

– Mukoza e stomakut: Mukoza e stomakut, ndihmëse e rëndësishme në tretjen e ushqimeve, e rigjeneron veten një herë në 5 ditë. Qeliza të veçanta prodhojnë enzima dhe acide përgjegjës për ruajtjen e ekuilibrit të pehashit. Po të njëjtat qeliza mundësojnë një mukus që mbron mukozën e stomakut nga ndikimi i fortë dhe acarues i acidit. Të gjitha këto ndodhin gjatë një jave.

– Gjëndrat e shijes: Gjuha përmban më shumë se 10 mijë minigjëndra të shijes, të cilat zotërojnë qime mikroskopike. Këto gjëndra e rigjenerojnë veten një herë në 10 ditë, por ky proces ngadalësohet me plakjen e njeriut. Prandaj, personat më të moshuar kanë rreth 5 mijë gjëndra të shijes.

– Lëkura: Shtresa e jashtme e lëkurës quhet “Stratum corneum” . Kjo shtresë luan rolin e një barriere mbrojtëse mes shtresave më të ndjeshme të lëkurës dhe ambientit. Qelizat e reja zhvillohen , ndahen në momentin kur duan të prodhojnë qeliza të tjera dhe në fund, pas 2 javësh udhëtim zëvendësojnë qelizat e rëna në shtresën e jashtme. Ky proces vazhdon deri në fund të jetës së njeriut. Me kalimin e moshës ngadalësohet edhe procesi i rënies dhe rigjenerimit të qelizave.

– Qerpikët: Ashtu si tek kafshët, edhe tek njerëzit qerpikët i mbrojnë sytë nga pluhuri apo papastërtitë e tjera dhe parandalojnë tharjen e syve. Kur mbyllet kapaku i sipërm i syrit gjenden afërsisht 150-200 qerpikë sipër dhe 75-100 poshtë. Edhe qerpikët rigjenerohen një herë në 2 muaj.

– Qelizat e gjakut: Një pikë e vetme gjaku përmban miliona qeliza të fuqishme. Sipas autoriteteve të Institutit Frenklin, këto qeliza që shpërndajnë oksigjenin dhe zhdukin mbetjet e ardhura nga qelizat e tjera, rigjenerohen një herë në 4 muaj. Ato janë shumë të rëndësishme për funksionet jetësore. Hekuri i marrë me ushqimet do ta lehtësojë këtë proces. Hekurin mund ta gjeni tek mishi i kuq, peshku, veza dhe fasulja.

– Qelizat e mëlçisë: Pikë së pari duhet të dimë se mëlçia është një organ pastrues. Ajo filtron gjakun e marrë nga sistemi tretës para se ta përhapë më tej, metabolizon ilaçet dhe heq ndikimin e kimikateve. Pra, ky organ kryen një punë shumë të madhe, prandaj e ndjen të nevojshme të rigjenerojë qelizat një herë në vit.

– Kockat: Kockat mund të duken të forta dhe rezistente, por qelizat që i krijojnë ato vdesin dhe rilindin vazhdimisht. Një herë në 10 vjet rigjenerohet i tërë sistemi kockor. Mosha 20-vjeçare është mosha e dendësisë më të lartë të kockave dhe më pas kockat fillojnë të dobësohen. Nëse humbja e kockave është më e madhe se kockat e rigjeneruara, atëherë mund të flasim për sëmundjen e shkrirjes së kockave.

– Qelizat e muskujve të kraharorit: Kraharori mbron organet jetësore si zemrën dhe mushkëritë dhe qelizat e tij rigjenerohen një herë në 15 vjet. 12 kockat çift të kraharorit mbështeten nga muskujt dhe fibrat. Këta muskuj në mes kockave të kraharorit quhen muskuj interkoskalë. Ata mundësojnë zgjerimin e kafazit të kraharorit në çdo frymëmarrje tuajën.

– Truri i vogël: Truri i vogël është 3 vjet më i ri se ju. Kjo pjesë e trurit është e rëndësishme për zhvillimin e aftësisë lëvizëse dhe vendosjen e ekuilibrit. Sipas specialistëve në qendrën shëndetësore të Universitetit të Teksasit, truri i vogël zë vetëm 10% të gjithë masës së trurit. Megjithëse përfshin një masë kaq të vogël, ai përmban më shumë se 50% të qelizave të tij. Truri i vogël është një nga organet e para të zhvilluara tek fëmija dhe për këtë arsye plaket më ngadalë. Truri i vogël kontrollon ekuilibrin dhe qëndrimin ruaj, rregullon lëvizjet e lidhura me dëshirat, ju ndihmon të mësoni sporte si futbolli apo basketbolli dhe është shumë i rëndësishëm për funksionet e tjera mendore, si gjuha.

Komento