Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshon alarmin për duhanpirësit

1

1Duhanpirja shkakton çdo vit mbi gjysmë milioni të vdekur në mbarë botën, por pavarësisht kësaj, të dhënat tregojnë për një rritje marramendëse të këtij vesi në mbarë botën.

Vendet më të prekura janë ato në Europën Lindore dhe në Azi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që publikoi së fundmi një raport mbi duhan-pirjen në mbarë botën, fushatat ndërgjegjësuese dhe ligjet e ashpra anti-duhan në shumë vende, nuk e kanë ulur përhapjen e fenomenit.

Sipas OBSH-së, në 2015 rezultonin mbi 1.1 miliardë konsumatorë të duhanit dhe numri më i madh i tyre vazhdon të jetë meshkuj.

59 përqind e meshkujve në Rusi konsumojnë duhan, në Kinë 47 përqind e meshkujve, në Jordani 70 përqind dhe në Indonezi 76 përqind e meshkujve, ndërsa për Shqipërinë, duhanpirja, vetëm tek meshkujt përllogaritet në rreth 52 përqind.

Ulje të duhanpirësve është vërejtur në një pjesë të madhe të vendeve Perëndimore, ku rekordin e mban Islanda, që ka rënë në rreth 6 përqind duhapirës në total, meshkuj e femra. Edhe në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara ka patur një ulje të ndjeshme të konsumatorëve të duhanit.

Komento