Organizmi ynë dhe oraret e ditë-natës

Organizmi ynë dhe oraret e ditë-natës

Organizmi ynë, mes ditës dhe natës, kryen ndryshime të rëndësishme dhe shumë të sakta: ndryshon temperatura, mënyra e funksionimit të organeve, niveli i hormoneve e shumë ndryshime të tjera, për të cilat ne nuk kemi asnjë lloj ideje

Në orën 7:00, bie zilja e orës. Disa prej nesh “kërcejnë” menjëherë nga shtrati për të vazhduar me punët mëngjesore, ndërkohë që të tjerë janë më të ngadaltë. I japin vetes më shumë kohë të ambientohen me ditën e re dhe çohen dalëngadalë brenda një kohe prej 15 minutash.

Por ndërsa mënyrat e zgjimit dhe rifillimit të ditës janë të ndryshme, organizmi, te të gjithë, ndodhet në të njëjtën situatë: ai ka kohë që është i përgatitur për këtë moment, pra për zgjimin.

Dy orë para momentit të hapjes së syve, gjëndrat e mbiveshkore nisin të prodhojnë kortizolin, hormonin e stresit, nivelet e të cilit arrijnë një pikë maksimale të përqendrimit të gjak mes orës 8:00 dhe 10:00 të mëngjesit. Ky hormon na ndihmon për të përballuar stresin e rizgjimit. Ashtu sikundër ne, edhe trupi është i përfshirë në shumë aktivitete të përditshme që ndryshohen vazhdimisht, shpesh pa dijeninë tonë: niveli i hormoneve që ngjitet dhe zbret, ndryshimi i temperaturës dhe tensionit, organe që në varësi të orës bëhen aktivë, apo pushojnë pak nga aktiviteti i tyre. Madje në këtë ndryshim të madh përfshihet edhe gjatësia e trupit. Në zgjim jemi disa milimetra më të gjatë, sepse pozicioni horizontal që kemi gjatë orëve të natës i ka dhënë mundësi vertebrave që të çlodhen dhe rihidratohen dhe kësisoj ato kanë krijuar distancë njëra nga tjetra.

Në shumë raste, këto ndryshime të vogla apo të mëdha, ndjekin një ritëm të caktuar gjatë 24 orëve. Jeta në Tokë i është përshtatur ndryshimit të orëve dhe këmbimit të ditës me natën brenda 24 orëve, dritës dhe errësirës dhe është e pamundur që organizmi ta injorojë një ritëm të tillë të përcaktuar që nga zanafilla, por që për arsye të ndryshme ndryshon herë pas here. Por nuk bëhet fjalë për ndryshime drastike.

Po ta vëzhgosh nga afër dhe së brendshmi trupin tonë, zbulojmë se në mëngjes herët, temperatura është shumë e ulët, rreth 36 gradë Celsius. Të ulëta janë edhe ritmet e rrahjes së zemrës, presioni arterial. Të gjitha këto nisin të ndryshojnë dhe të rriten me vënien tonë në lëvizje. Në mëngjes, jemi ende nën efektin e acetilocolinës, një molekulë e sistemit nervor parametrik, e cila është aktive, kryesisht gjatë natës: enët e gjakut janë më të mbyllura dhe gjaku rrjedh shumë ngadalë dhe ka tendencë që të koagulohet shpejt. “Goditja” e rizgjimit ndihmohet nga adrenalina, që vë në punë aparatin kardiovaskular. Kjo lloj mënyre funksionimi shton mundësinë dhe probabilitetin për infarkte apo iktus. Po le të rikthehemi te trupi që në mëngjes, pak nga pak, nis të funksionojë: metabolizmi aktivizohet dhe temperatura trupore nis të ngrihet, ndërkohë që aparati tretës ndodhet në kulmin e punës.

Edh