HomeKëshilla Seksuale Orgazma, aleatja më e mirë e bukurisë femërore!në Këshilla Seksuale Orgazma është kulmi i kënaqësisë seksuale. Kjo është një nga ato të vërteta absolute që duhet të pranojmë të gjithë. Kjo kënaqësi sjell një sërë përfitimesh shëndetësore dhe zbukuruese që ndodhta nuk i kishit marrë me mend më parë. Ja disa nga përfitimet zbukuruese që vijnë nga një jetë seksuale eksituese: Lëkurë e shëndetshme: Duke qenë se orgazmat lëshojnë oksitocinë (një hormon që përcjell kënaqësi) dhe ulin nivelet e kortizolit (që sinjalizon stresin), gjasat për zhvillim të puçrrave në fytyrë janë më të vogla nëse e shijoni rregullisht seksin me partnerin ose masturboheni, thotë grimierja Sandy Taylor. Orgazmat ju japin gjithashtu një rrezatim në fytyrë duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit dhe luftojnë aknet duke balancuar nivelet e hormonit. Buzë më të plota: Edhe buzët përfshihen në rritjen e rrjedhjes së gjakut në fytyrë nga orgazma, kështu ato duken më të trasha dhe të fryra. “Duket sikur keni bërë një injeksion të buzëve”, pohon sërish grimierja. Flokë më të shëndetshëm: Orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut edhe në skalpin e kokës. Si rrjedhim, forcohet më shumë rrënja e flokëve, bëhen më të shndritshme dhe më të gjata. Dukeni më e re nga pamja e jashtme: Duke qenë se orgazma mban të ulët tensionin e gjakut, ajo ngadalëson procesin e plakjes. Orgazma rrit gjithashtu nivelet e estrogjenit, duke rritur kolagjenin. Duke bërë edhe një gjumë të rehatshëm, parandalohet shfaqja e rrudhave. PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla të ndryshme Meshkuj, këto gjëra nuk i keni ditur për femrat! Femrat dhe meshkujt gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si i shohin …
në Këshilla të ndryshme Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni …
në Këshilla Seksuale Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat! Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin ose duan të rrisin performancën e tyre seksuale, duhet të …