Pa shumë mund deri te një stomak i rrafshët

Pa shumë mund deri te një stomak i rrafshët

Pas të tridhjetave – ushtrimet më të mira

Indet edhe më tutje janë elastike në këtë moshë, ndërsa që edhe muskujt shpejt reagojnë ndaj ushtrimeve. Kështu që përcaktohuni për ndonjë ushtrim të lehtë, i cili ju ofron dhe kënaqësi.

Këshillë: Tri herë në javë nga njëzet minuta sillni rrethin në stomak. Lëvizjet e tilla nxitin shkrirjen e dhjamit, madje edhe nëse nuk u bëni ballë ëmbëlsirave, kjo nuk do të ndikojë në linjën tuaj trupore. Pos kësaj ky ushtrim hollon belin tuaj.

Ushtrime për çdo ditë: Qëndroni drejt dhe stomakun mbajeni në atë pozitë për dhjetë sekonda. Një praktikë të tillë aplikojeni pesë herë, kështu do t’i forconi muskujt e barkut.

Kujdesi i përsosur:

Në mënyrë që lëkura juaj të jetë e fortë do të duhej rregullisht të nxitni qarkullimin e gjakut. Njëra nga mënyrat është ajo me disa toptha akulli me të cilat do t’i bëni masazh stomakut tuaj.

Ushqimi

Pasi zorrët edhe më tutje kryejnë mirë punët e tyre, pemët dhe perimet me siguri se do t’ju shkojnë për shtati.

Pas të dyzetave dhe pesëdhjetave – ushtrimet më të mira

Pas të dyzetave dhe të pesëdhjetave stomaku juaj është më i theksuar, prandaj nevojitet një forcim i ushtrimeve të pjesës së poshtme të trupit, sidomos të stomakut. Gjatë kësaj periudhe indi lidhës ngadalë fillon të lëshohet, kështu që për çdo ditë bëni masazh për stomak, në këtë mënyrë do ta përmirësoni qarkullimin e gjakut. Pas kësaj moshe në trup qëndrojnë më gjatë sasia e tepërt e lëngjeve.

Komento