Pagjumësia dhe mbipesha

Pagjumësia dhe mbipesha

Gati një e treta e amerikanëve flenë më pak se gjashtë orë gjumë në natë dhe mbi 35 për qind e amerikanëve janë mbipeshë. Përkimi i këtyre dy shifrave mund të ketë një lidhje, thuhet në një studim në revistën e Akademisë së ushqimit dhe dietës.

Duke shqyrtuar studimet e mëparëshme, shkencëtarët ekzaminuan efektet që sjell “gjumi i pjesshëm” – përcaktuar si 4 deri 6 orë gjumë në natë – në nivelet e hormoneve në gjak dhe në nivelet e urisë dhe zakoneve të ngënies.

Autorët e studimit zbuluan se gjumi i pjesshëm mund të shkaktojë:

– Më shumë ngrënie në përgjithësi

– Rrezik të mbi-ngënies në mbrëmje

– Shtimin e ngrënies së ushqimeve me shumë yndyrna

Për njerëzit që përpiqen të menaxhojnë peshën e tyre, studimi rekomandon vlerësimin e mënyrave se si flenë, dhe gjumë të mjaftueshëm – 7 deri 8 orë – rregullisht.

Komento