Home » Ushqim » Panxhari i kuq

Panxhari i kuq

Panxhari i kuq është bar natyror për të ruajtur organizmin sa më të ri, tërheq lëkurën, neutralizon acidet e tepërta në lukth, aktivizon krijimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe rrit ose përmirëson humorin.

Ai përshpejton metabolizmin e organizmit, ndihmon dhe në djegien e yndyrave. Kjo zarzavate është shumë e pasur me hekur dhe u rekomandohet personave anemikë, sepse mbron rruazat e kuqe të gjakut dhe rrit elasticitetin e enëve të gjakut. Madje përmirëson edhe qarkullimin e gjakut në organizëm.

Kjo perime përmban sasi të caktuar të kobaltit i cili merr pjesë në formimin e vitaminës B12. Kjo vitaminë gjendet vetëm tek prodhimet nga mishi dhe nuk e ka asnjë nga perimet e tjetra përveç panxharit të kuq. Për këtë arsye u rekomandohet sidomos vegjetarianëve, për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës B12, e cila merr pjesë në krijimin e eritrociteve në gjak.

Nutricionistët sugjerojnë që të konsumohet i freskët ose si lëng i cili do të përzihej me ndonjë zarzavat tjetër. Lëngu i panxharit të kuq përmban komponentë nga grupi i nitrateve i cili ul tensionin e gjakut. Nuk rekomandohet gjatë osteoporozës, madje dhe nëse keni probleme me gurët në veshkë, sepse ul absorbimin e kalciumit në organizëm.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress