Para ushtrimeve, konsumoni banane!

Para ushtrimeve, konsumoni banane!

Para ushtrimeve, në vend se të konsumoni pije sportive, sipas ekspertëve amerikanë, më mirë do të ishte ta konsumoni një banane.

Shkencëtarët nga universiteti i Karolinës Veriore kanë ardhur në përfundim se një banane do ta dhurojë të njëjtën sasi të energjisë, e po ashtu është shumë më e shëndetshme në krahasim me pijet e ëmbla energjike.

Në hulumtim kishin marrë pjesë një grup çiklistësh, i cili çdo 15 minuta gjatë garës kishte ndaluar dhe kishte konsumuar një gotë pije sportive të pasur me karbohidrate, derisa grupi tjetër kishte konsumuar gjysmë bananeje.

Ishte vërtetuar se banania i kishte furnizuar sportistët me antioksiduesit e nevojshëm, të cilët nuk gjenden në pijen energjike, pra me proteina, kalium dhe vitamina B6. Edhe ekspertët me këtë rast kishin mbetur të mahnitur.

Ata po ashtu shtojnë se banania përmban në brendësinë e saj një përzierje sheqeri, që është e nevojshme për shtimin e energjisë, prandaj mu për këtë arsye banania u sugjerohet sportistëve dhe atyre që dëshirojnë të bëjnë rekreacion në natyrë.

Komento