Paralajmërojnë mjekët: Ndërpriteni përdorimin e folies së aluminit ose do vdisni

3

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla të metaleve, mirëpo problemi është që shumica e njerëzve do të marrin sasi shumë më të madhe për shkak të vendosjes së ushqimit në folie alumini.

Folia e aluminit në amvisëri përdoret tashmë një kohë të gjatë. Nuk është për t’u çuditur, sepse është shumë e dobishme për qëllime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Shpesh përdoret për mbulimin e ushqimit të gatuar apo për mbulimin e ushqimit gjatë pjekjes. Mirëpo, doktorët kohë më parë kanë publikuar hulumtimin i cili tregon se nëse e përdorni folien e aluminit me rastin e gatimit të ushqimit mund të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.

Universiteti amerikan në Sharjah ka publikuar se një pjesë mishi që është përgatitur në folie përmban deri në 400 miligramë metale, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se është e lejuar marrja e vetëm 40 miligramëve në ditë.

Kanë publikuar edhe se si përdorimi i folies së aluminit në gatimin e ushqimit është e lidhur edhe me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Pos problemit me eshtrat dhe me trurin, me përdorimin e folies së aluminit dëmtoni edhe mushkëritë tuaja, thonë ata.

Studimi ka treguar se ushqimi i gatuar në solucione të tharta, të lëngëta siç janë lëngu i limonit apo salca nga domatet, absorbojnë më së shumti metale nga folia e aluminit, ndërkaq kur i qiten erëzat edhe më shumë shtohet.

Ushqimi i cili gatuhet me alkool apo vetëm i kriposur nuk absorbon aq shumë.

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla metali, mirëpo problemi është që shumica e njerëzve do të fusin sasi më të mëdha metali për shkak të vendosjes së ushqimit në folie alumini.

Studiuesit dr. FathiaMohammed dhe dr. EssamZubaidy kanë gatuar lloje të ndryshme mishi me përbërës të ndryshëm.

Komento