Home » Modë & Estetikë » Parandalimi i rënies së flokëve

Parandalimi i rënies së flokëve

Rënia e flokëve shfaqet shpesh si një burim hidhërimi i përhapur dhe që ndikon si tek burrat ashtu dhe tek gratë. Për parandalimin e saj tashmë mund të përgatisni ilaçe me produktet që mbani në shtëpi.

Ja metodat natyrale të ngadalësimit të rënies së flokëve madje metoda që ndikon në daljen e flokëve të rinj sipas lajmit të publikuar në adresën ehow.com:

Uthull molle: uthulla e mollës përdoret për shumë gjëra në shtëpi. Por veçoritë acide që përmban rivënë në lëvizje zhvillimin e flokëve të rinj. Forma më e mirë e përdorimit të uthullës së mollës është shpëlarja. Pas shampos apo kremit të flokëve lagini flokët me uthullën e mollës dhe prisni rreth 15 minuta. Pastaj hapni çezmën dhe shpërlajini mirë. Këtë metodë mund ta praktikoni çdo ditë.

Vajrat natyralë: edhe vajrat natyralë të cilët janë një rrugë e mirë për daljen e flokëve të rinj në të njëjtën kohë përforcojnë rrënjët e flokëve. Pasi t’i lyeni flokët me vajrat e ullirit, avokados apo bajames duhet ta lyeni pak dhe lëkurën. Pasi të prisni 10-15 minuta derisa të përthithet nga lëkura duhet t’i shpërlani flokët. Kjo metodë mund të praktikohet një ose dy herë në muaj.

Veza: veza përdoret shpesh si zbutës natyral. Por përveç kësaj ajo përforcon dhe zhvillimin e flokëve. Dhe e verdha e vezës është një burim natyral proteinash. Përveç ndikimit në daljen e flokëve të rinj ajo ndihmon dhe në riparimin e flokëve të djegur. Merrni një vezë dhe thyejeni, pasi ta rrihni hapeni mirë nëpër flokë. Prisni një orë kështu dhe pastaj lajini mirë flokët. Këtë mund ta praktikoni një herë në javë.
_________________

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • saraa

    shum flm per keshillat jeni te mrekullueshem

  • te dua zemer

    shum flm jeni me te miret ju dua puc-puc

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress