Parandaloni sëmundjet e lëkurës

lekura

Nëse ekspozoheni në rrezet e diellit pa vendosur më parë kremin mbrojtës ndaj lëkures tuaj, atëherë ajo do të ketë dëmtime të mëdha.

Pakujdesia ndaj rrezeve të diellit, rrezeve infra ultraviolete, ka bërë që vitet e fundit të shfaqet dendurazi kanceri i lëkures.

Për këtë arsye mjekët këshillojnë që personat të cilët kanë shumë nishane dhe lëkurë të bardhë përpara se të zgjedhin kremin e përshtatshëm të konsultohen me dermatologë.

Mjekët thonë se për të parandaluar kancerin, nësë është e nevojshme mund të heqin nishanet. Tashme edhe në shqiperi kanë hyrë aparatura dhe metoda bashkëkohore për eleminimin e problemeve shëndetsore dhe parandalimin e sëmundjeve.

Përveç syrit klinik të mjekut dermatolog, tashmë egzsitojnë aparatura si dermatoskopia që e vërteton edhe më teper predispozicionin e këtyre nishaneve për t’u shndërruar në sëmundje jo të mira.

Komento