Parazitet, kafshet shtepiake dhe femijet

Parazitet, kafshet shtepiake dhe femijet

Ankilostomozat dhe askaridoza janë parazitë nematodë që jetojnë në aparatin gastrointestinal të qenve dhe maceve.

Këto parazitë mund të prekin dhe njerëzit (zoonoze). Janë raportuar më shumë se 600 milion raste në njerëz të prekur nga këto parazitet. Mendohet se 30 deri 50 % e qenve dhe maceve i kanë prezentë këto parazitoza. Njerëzit infektohen nga i njëjti parazit që prek kafshët .Fëmijët dhe njerëzit me sistem imun të dobët janë më të rrezikuarit .

Qentë/macet infektohen me ankilostomozat (hookworms) dhe askaridoza (toxocariasis) duke ecur (shëtitur) ne vendet ku kanë kaluar dhe defekuar qentë/macet e infektuara. Vezët dhe larvat e parazitit (me madhësi mikroskopike) ngjiten në këmbët e kafshëve të shëndosha. Kështu kur qeni/macja pastrohet apo lëpihet, larvat dhe vezët kalojnë në aparatin tretës duke infektuar kafshët e shëndosha. Tre javë më vonë kafsha e infektuar përhap vezët dhe larvat e parazitëve kudo dhe në sasi të mëdha me anën e jashtëqitjes.

Nëse qeni/macja juaj pastrohet (lëpihet) dhe më pas lëpin fëmijët, nëse fëmija juaj luan me qenin/macen apo e prek atë, ai/ajo kanë marrë në këtë mënyrë vezët apo larvat e parazitëve duke u infektuar në këtë mënyre me këto parazitë.

Qentë mund të kenë këpusha të cilat mund të transmetojnë tek njeriu sëmundje të ndryshme: anaplazma, babezioza, tularemia, borrelia, etj.

Fëmijët mund të preken nga këto sëmundje nëse luajnë me qenin/macen duke ekspozuar veten ndaj këpushave, apo atëherë kur macja fle në krevatin tonë duke bërë të mundur lëshimin e këpushave në krevat.

Macet mund të infektohen nga ankilostomozat dhe askaridoza atëherë kur gjuajnë (dhe hanë) në natyrë kafshë që janë të prekura. Por edhe në qoftë se macja juaj qëndron vetëm brenda, infektimi mund të ndodhë në mënyra te tjera, psh kur një mi i prekur mundet të hyjë në shtëpinë tonë.

Si mund të parandalojmë transmetimin te fëmijët tanë?

Mbaheni qenin/macen tuaj në preventivë për pleshtat dhe këpushat përgjatë gjithë vitit.

Pastroni kopshtin tuaj sa më shpesh të mundeni nga jashtëqitja e qenit tuaj.

Bisedoni me mjekun veteriner për të bërë të mundur analizat e jashtëqitjes së qenit/maces suaj, të paktën një herë në 6 muaj.

Theksojmë se vezët dhe larvat e qenit janë mikroskopike dhe shihen vetëm me anën e mikroskopit.

Për këtë analizë ju nëse dëshironi dhe mund të mos e çoni kafshën tuaj tek veterineri, por të çoni vetëm jashtëqitjen e freskët.

Mësojini fëmijët tuaj që t’i lajnë duart sa herë që luajnë apo prekin qenin ose macen.

One Comment

  1. Ju lutemi kontaktoni redaksine e revistes "Veterineret" per lejen e ripublikimit te informacionit te sjelle prej tyre: http://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/parazitet-kafshet-shtepiake-femijet/

Komento