Parku Kombetar i Liqeneve, Plitvice

Parku Kombetar i Liqeneve, Plitvice

Ne Kroaci, me sakte ne gjysem te rruges mes Zagrebit dhe Zadarit, ndodhet nje nga parqet kombetare nga me te bukurit ne bote, parku kombetar i liqeneve Plitvice.

Nje perberje e jashtezakonshme natyrore liqenesh, ujevarash, lumenj dhe pyje qe formojne nje peisazh te mrekullueshem. Vend ideal per pushime qe i kushtohen relaksit dhe natyres.

Eshte themeluar ne vitin 1994, eshte parku kombetar me i njohur ne kontinent dhe ben pjese ne UNESCO qe prej vitit 1979.

Parku, i vendosur mes maleve Mala Kapela dhe Pljesevica, ben pjese edhe ne rajonin Senj dhe te Karlovac, eshte nje perzierje e bukur e pyjeve, ujevarave, lumenjve dhe liqeneve, qe jane protagonistet e padiskutueshem te vendit.

Keto te fundit paraqiten ne syrin e vizitoreve si pasqyra ujore me nje ngjyre te gjelber te thelle, qe kur zbresin nga ujevarat, krijojne nje lume te mrekullueshem, Koranen.

Ujevarat, te krijuara nga ujerat e liqeneve qe zbresin nga nje pasqyre ujore ne tjetren, krijon nje fenomen natyror kaq spektakolar dhe arkitektonisht perfekt sa ju le me goje hapur.

Parku mund te ndahet ne dy zona, ajo ne te cilen ndodhen liqenet me te medha – Proscansko jezero (Liqeni Proscan 639 m) dhe liqeni Kozjak – qe ndodhet ne nje lugine ne Dolomites dhe zona ne te cilen ndodhen liqenet me te vegjel, vendosur ne shtresen gelqerore dhe qe perfundojne ne nje ujevare te larte 136 m.

E njejta qe i jep origjine lumit Korana. Por liqenet nuk jan atraksioni i vetem i ketij vendi. Ketu ka pyje te populluara nga arinjte, ujqerit dhe zogjte e rralle qe e bejne kornizen e vendit akoma me perfekte.

Mes pyjeve te ndryshme spikat rezerva pyjore Corkova me 120 lloje zogj dhe shume shpella. Edhe pse jo te gjithe zonat ne park jane te arritshme, zona te ndryshme jane te viztueshme fale rrugeve, urave te drurit qe jane perfekte per eksplorime ne mes te natyres.

Se fundmi, e vecanta e parkut jane dhe trenat panoramike fale te cileve mund te arrihen zonat me te largeta te parkut. Nese nuk i preferoni trenat, mos u shqetesoni sepse parku eshte i pajisur dhe me sherbim tragetesh elektronike.

Keni frike mos humbisni ne mes te natyres? Ne hyrje te parkut mund te bleni hartat e liqeneve dhe rruget qe mund te ndiqni per tek liqenet, zonat e ndalimit dhe 8 shtigje te ndara sipas kohes se udhetimit. Mund te gjeni ne brendesi te parkut dhe hotele dhe kampe ku mund te qendroni.

Komento