Pas këtij lajmi do të filloni të hani fasule çdo ditë

b

bFasulet janë shumë popullore në shumë kultura dhe janë ushqim bazë në kuzhinën meksikane, braziliane, kubane dhe atë domenikane.

U prezantuan në Evropë në shekullin e 15-të nga spanjollët.

Sot prodhuesit më të mëdhenj të fasuleve të zeza janë India dhe Brazili.

Fasulet e zeza, ushqimi më ekzotik që mban në formë peruanët e kolumbianët e që është aq i dashur nga amerikanët e tani po preferohen gjithnjë e më shumë edhe nga shqiptarët.

Sipas studimeve të fundit fasulet e zeza janë legume super për traktin digjestiv

Kultura e futjes së fasuleve të zeza në ujë është e pranishme në shumë vende dhe sipas dietologëve kjo është një mënyrë për shtimin e përfitimeve tek to. Në Brazil, një vend që së bashku me Indinë rrisin më shumë fasule të zeza se çdo vend tjetër në botë- fasulet zënë një vend shumë të veçantë.

Brazilianët hanë fasule të zeza të paktën një herë në ditë. Studimet e fundit kanë dëshmuar se fasulet ulin riskun për diabet të tipit 2, mbajnë larg sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalojnë disa lloje kanceri.

Që shqiptarët i duan shumë fasulet, ky është një fakt që dihet tashmë.

Lidhja me këtë perime është aq e lashtë saqë është e vështirë të gjesh zanafillën e tyre në vendin tonë. Fasulet janë ushqimi kryesor në tryezat e amvisave shqiptare.

Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogramë për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Euopian për nga niveli i konsumit. Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules. Korça është rajoni që po kultivon më shumë fasulen e zezë dhe e kanë lidhur më shumë se kurrë fatin e tyre me shijen kulinare të peruanëve, kubanezëve e amerikanëve që preferojnë këtë bishtajore me ngjyrë.

Fasulet e zeza janë të shkëlqyera për shëndetin e traktit digjestiv.

Proteinat dhe fibrat kalojnë përmes traktit digjestiv më ngadalë se ushqimet e tjera me sheqer. Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe i bëjnë mirë zemrës. Fasulet e zeza duhet t’i ruani në një enë të mbyllur në ambient të freskët dhe të errët. Që të gatuhen më shpejt vendosini në ujë një natë më parë.

Mënyra më e mire për të gatuar fasulet e zeza është tenxherja me presion. Ato janë një burim i mirë i hekurit me përmbajtje të lartë antioksidantësh, sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Fasulet e zeza shihen si ushqim që ruajnë freskinë dhe energjinë tek njerëzit, sidomos për gratë. Fasulet e zeza janë shumë të shëndetshme për gratë shtatëzëna dhe për fetusin. Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, fasulet përmbajnë shumë aminoacide, kalcium dhe elemente të tjerë ushqyes të cilët janë të domosdoshëm për detoksifikimin e organizmit dhe ulin hipertensionin Duke qenë se janë të pasura me proteina, janë një zëvendësues shumë i mirë për mishin në rast se jeni vegjetarianë.

Fibrat tek fasulet do t’ju mbushin me energji.

Ato përmbajnë acidie yndyrore Omega 3, që shërben kundër plakjes dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Fasulet e zeza janë të pasura me antioksidantin “antocianin” – që ndodhet edhe tek boronica. Studimet tregojnë që sa më më e errët të jetë fasulja, aq më e lartë është sasia e antioksidantëve. Dhe kjo në fakt vlen dhe për ushqimet e tjera, përfshi orizin e z