Pas menopauzës, femrat më të sigurta!

Pas menopauzës, femrat më të sigurta!

Pas menopauzës, femrat më të sigurta!Edhe pse menopauza është njëra nga fazat më të vështira të jetës nëpër të cilën femrat kalojnë fizikisht dhe psikikisht, kur kjo rrëmujë hormonale më në fund kalon gjithçka bëhet më e lehtë.

Femrat, të cilat e tejkalojnë menopauzën, kanë rrezik më të vogël për vdekje nga sulmi në zemër (infarktit) sesa meshkujt e të njëjtës moshë.

Përndryshe, një studim i shkencëtarëve nga Universiteti i Miçigenit, tregon se vetë menopauza konsiderohet faktor i rëndësishëm i shtimit të rrezikut për sëmundjet e zemrës, sepse kështu vjen deri te zvogëlimi i efektit mbrojtës i hormonit të estrogjenit, transmeton “Zëri.info”.

Po ashtu, femrat të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë natyrale, ndryshe nga meshkujt e të njëjtës moshë, kanë pasur për 55 për qind rrezik më të vogël për infarkt dhe vështirësi tjera me zemrën. Shkencëtarët theksojnë se tek femrat rreziku për infarkt nuk është rritur ndjeshëm edhe disa vite pas menopauzës.

Në këtë hulumtim janë shfrytëzuar të dhënat e mbledhura gjatë tetë vjetëve të rreth 23.000 personave të moshës mbi 45-vjeçare. Hulumtuesit pohuan se do të bëhen studime tjera lidhur me këtë gjë nëpër të cilën kalojnë femrat.

Komento