Home » Shëndetësi » Pasqyra e gjakut: çka mund të kuptojmë nga analiza e gjakut?

Pasqyra e gjakut: çka mund të kuptojmë nga analiza e gjakut?

Pasqyra e gjakut mund të bëhet si pjesë e kontrollit të rregullt mjekësor. Pasqyra e gjakut mund të japë informata të vlefshme për gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Po ashtu, ofron informata të rëndësishme për llojet dhe numrin e qelizave në gjak, posaçërisht të rruazave të kuqe të gjakut, rruazave të bardha të gjakut dhe trombociteve.

Mjeku mund të kërkojë marrjen e gjakut për këto arsye:

– simptomat siç është lodhja, të ndierit ligsht, ethet, mavijosja ose humbja e peshës;

– anemia;

– Për të zbuluar se sa gjak është humbur, nëse ka gjakderdhje;

– diagnostikimi i policitemisë;

– gjetja e infeksioneve;

– diagnostikimi i sëmundjeve të gjakut, si leukemia;

– kontrollimi për keqpërdorim të drogës;

– për të zbuluar se a ka shumë apo pak lloje të caktuara të rruazave.

Rruazat e bardha të gjakut

Rruazat e bardha të gjakut (leukocitet) mbrojnë trupin nga infeksionet. Nëse zhvillohet infeksioni, rruazat e bardha të gjakut sulmojnë edhe shkatërrojnë bakteret, viruset dhe organizmat tjerë që janë shkak i infeksioneve. Rruazat e bardha të gjakut janë më të mëdha se rruazat e kuqe të gjakut, por janë më pak në numër. Kur njeriu ka infeksion bakterial, numri i rruazave të bardha rritet shumë shpejt. Numri i rruazave të bardha të gjakut ndonjëherë përdoret për t’u gjetur infeksioni ose për t’u parë se si trupi përballet me mjekimin e kancerit.

Llojet e rruazave të bardha të gjakut janë neutrofilet, limfocitet, monocitet, eozinofilet dhe bazofilet. Çdo lloj i rruazës ka rol të ndryshëm në mbrojtjen e trupit. Vlerat e secilës nga këto rruaza të bardha të gjakut japin informata të rëndësishme për sistemin e imunitetit. Më shumë apo më pak lloje të ndryshme të rruazave të bardha të gjakut mund të ndihmojnë në zbulimin e infeksioneve, reaksioneve alergjike dhe toksike në ilaçe, dhe shumë gjendje tjera, siç është leukemia.

Numri i madh i leukociteve

Gjendjet të cilat shkaktojnë numër të rritur të rruazave të bardha të gjakut përfshijnë infeksionet, dëmtimin e indit (siç është sulmi në zemër), stresin e rëndë fizik apo emocional (plagët ose operacionet), djegiet, dështimin e punës së veshkave, lupusin, tuberkulozin, artritin reumatoid, mosushqimin, leukeminë dhe sëmundjet si kanceri.

Përdorimi i kortikosteroideve, aktiviteti i zvogëluar i gjëndrave mbiveshkore, problemet me gjëndrat tiroide, ilaçe të caktuara ose heqja e shpretkës po ashtu mund të shkaktojnë vlera të larta.

Numri i ulët i leukociteve

Gjendjet të cilat mund të zvogëlojnë numrin e rruazave të bardha të gjakut përfshijnë kimioterapinë dhe reagimin ndaj ilaçeve, aneminë aplastike, infeksionet virusale, malarien, alkoolizmin, AIDS-in, lupusin, ose sindromën e Cushingut. Shpretka e rritur mund të zvogëlojë numrin e leukociteve.

Rruazat e kuqe të gjakut

Rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) e bartin oksigjenin në pjesën tjetër të trupit. Ato bartin edhe dyoksidin e karbonit prapa në mushkëri, ashtu që mund të nxjerrim frymën. Nëse numri i eritrociteve është i ulët (anemia) trupi ndoshta nuk merr oksigjen të mjaftueshëm sa ka nevojë. Nëse numri i eritrociteve është shumë i lartë (policitemia) ekziston mundësia që rruazat e kuqe të gjakut të ngjiten bashkë dhe të bllokojnë enët e vogla të gjakut (kapilarët). Kjo po ashtu mund të vështirësojë bartjen e oksigjenit për rruazat e kuqe të gjakut.

Në kuadër të pasqyrës komplete të gjakut bëhen edhe të ashtuquajturat konstante të eritrociteve të cilat japin informata për kualitetin e eritrociteve: volumenin e mesëm korpuskular (MCV), përmbajtjen mesatare të hemoglobinës në eritrocite (MCH) dhe koncentrimin mesatar qelizor të hemoglobinës (MCHC).

Volumeni i mesëm korpuskular (MCV) tregon madhësinë e rruazave të kuqe të gjakut. Përmbajtja mesatare e hemoglobinës në eritrocite (MCH) është sasia mesatare e hemoglobinës në rruazat e kuqe të gjakut. Koncentrimi qendror qelizor i hemoglobinës (MCHC) mat koncentrimet e hemoglobinës në një rruazë të kuqe mesatare. Këto shifra ndihmojnë në diagnostikimin e llojeve të ndryshme të anemisë. Shpërndarja e eritrociteve sipas volumenit (RDW) tregon nëse janë të gjitha rruazat e njëjta apo janë të formave dhe madhësive të ndryshme.

Numri i lartë i eritrociteve

Gjendjet të cilat shkaktojnë rritjen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut përfshijnë pirjen e duhanit, ekspozimin ndaj monoksidit të karbonit, sëmundjen afatgjate të mushkërive, sëmundjet e veshkave, disa lloje të kancerit, disa forma të sëmundjeve të zemrës, alkoolizimin, sëmundjet e mëlçisë, çrregullimin e rrallë të palcës kockore (policitemia vera) si dhe çrregullimin e rrallë të hemoglobinës e cila lidh oksigjenin tepër fortë.

Gjendjet të cilat ndikojnë në përmbajtjen e ujit në trup po ashtu mund të shkaktojnë rritjen e vlerave të rruazave të kuqe të gjakut. Këto gjendje përfshijnë dehidrimin, diarrenë ose vjelljen, djersitjen e tepërt, djegiet e rënda dhe përdorimi i diuretikëve. Mungesa e lëngjeve në trup bën që volumeni i eritrociteve të duket më i madh, dhe kjo ndonjëherë quhet policitemi e rreme.

Numri i ulët i eritrociteve

Tek anemia zvogëlohet numri i rruazave të kuqe të gjakut. Anemia mund të shkaktohet nga gjakderdhjet e rënda menstruale, i thati në stomak, zorrën e trashë, sëmundjet e inflamacionit të zorrëve, disa tumore, sëmundja e Addisonit, talasemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12, helmimi me plumb, sëmundjet e qelizave drapër ose reaksioni në ilaçe të caktuara. Po ashtu numri i zvogëluar i rruazave të kuqe të gjakut mund të shihet nëse hiqet shpretka.

Trombocitet

Trombocitet janë lloji më i vogël i rruazave të gjakut. Ato janë të rëndësishme në koagulimin e gjakut. Kur vjen deri të gjakderdhja, trombocitet ndihmojnë ndaljen e gjakderdhjes. Nëse ka shumë pak trombocite, gjakderdhja e pakontrolluar mund të jetë problem. Nëse ka shumë trombocite, ekziston mundësia e formimit të mpiksjeve të gjakut në enët e gjakut.

Volumeni mesatar i trombociteve (MPV) përdoret bashkë me numrin e trombociteve për t’u diagnostikuar disa sëmundje. Nëse numri i trombociteve është normal, volumeni i trombociteve mund të jetë akoma shumë i lartë apo shumë i ulët.

Numri i lartë i trombociteve

Vlerat e larta të trombociteve mund të shfaqen nëse vjen te gjakderdhja, mungesa e hekurit, te disa sëmundje si kanceri dhe problemet me palcën e eshtrave.

Numri i ulët i trombociteve

Numri i ulët i trombociteve mund të shfaqet në shtatzëni ose tek të sëmurët nga purpura idiopatike trombocitopenike. Shpretka e rritur, po ashtu mund të reduktojë numrin e trombociteve.

Hematokriti dhe hemoglobina

Hematokriti zbulon sasinë e hapësirës (volumenit) të cilën zënë rruazat e kuqe në gjak. Vlera shprehet si përqindje e rruazave të kuqe të gjakut në volumenin e gjakut. Për shembull, nëse hematokriti është 38 do të thotë që 38 për qind e volumenit të gjakut është e përbërë nga rruazat e kuqe të gjakut. Vlerat e hematokritit dhe hemoglobinës tregojnë nëse është e pranishme anemia ose policitemia.

Molekulat e hemoglobinës plotësojnë rruazat e kuqe të gjakut. Ato përmbajnë oksigjen dhe rruazave të gjakut u japin ngjyrën e kuqe. Kur merret gjaku matet sasia e hemoglobinës në gjak dhe aftësia e bartjes së oksigjenit në trup.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

18 Responses to " Pasqyra e gjakut: çka mund të kuptojmë nga analiza e gjakut? "

  1. eda says:

    pershendetje i kam ber analizat dhe i kam me keto vlera Hemoglobina 109 Hematokriti 32.8 trombocitet 403 ju lutem me tregoni a jan vlera qe duhet te shtetesohem dhe qka me kishit preferu me perdor .

  2. vvalerina says:

    Pershendetje kam ber analizat komplet edhe me esht kerkuar nga mjeku qe te perseriten edhe nje pasi qe analizen e gjakderdhjes nuk e kan ber spo kuptoj qka tregon kja analiz ka mundesi mem tregu per qka lerkohet kja analiz

  3. dr.ismajli says:

    eda vlerat tua jan normale nuk dmth ti kesh si jan referente te disa luan pak te disa eshte me e ulet te disa me e lart

  4. beni says:

    rruzat e bardha te gjakut leokimi a munden akoma me jetu

  5. jona says:

    Pershendetje, i kam ber analizat e urines dhe i kam keto vlerat 15-20Leukocite, 12-15 Eritricite te fresketa,mjafte jarge pak bakterje, a ban te me tregoni a jan vlera shum te rënda

  6. Bardha says:

    “””kush mund ti ndaloj trombocidet”””

  7. Flavia says:

    trombocitet duhen nga 150-400 dmth i ke nrm hemoglobina duhet 110-165 prap je nrm kurse hematokriti duhet 30-50 je shume mire

  8. ali says:

    Pershendetje jam ne hall e kam babin te semur nga Shnetka (Melcija) ka rritje me shum se normalja rruzat e bardha gjakut po ashtu , si mundeni te me ndihmoni?

  9. emiljo says:

    pershendetj doja tu beja nje pyetje motra ime ka bere disa analiza dhe i kane thene qe i ke rruazat e kuqe dhe te bardha te ulta a eshte e mundur kjo gje

  10. arta says:

    Emiljo po eshte e mundur madje shum e rrezikshme per shendetin duhet qet shkoj sa me shpejte te beje analiza me te fella se un kam te njejtin rast po eshte shum e rrezikshme qon drejt nje leukemie te mundur

  11. drita says:

    Me fal podu me dit prej qkafi rriten lekocidet ju kisha lut me ma kthye pergjigjjen

  12. xhuli says:

    kam ber analizat dhe kan dal rruazat e bardha 3.1 cfar te bej si te veproj qe ti ngrej ju lutem me jepni prgj?

  13. selim selimi says:

    kam ber analizat dhe rezulëtati numri i eritrociteve 3.5,hemglobina 112,numri lekocitev 14.7,hematokriti 31.8…
    cfar munde te themi a jan keq behet fjal per bebe 5muaj e 2 jave

  14. Teuta says:

    Pershendetje vajza ime 18 muajsh ka pas trombocite me vler 825 nga vena pas 3 dite nga gishti ne vler 782 pp te njejten dit kemi be strishon periferike te cilat jan 530 nr I trombociteve vajzen e kam pase bronkit 1 muaj para dhe ka perdor nyripan po ashtu koh pas kohe I dhen edhe pika nystatin kam perdor shurup mullage dhe primal ju luyem te me pergjigjeni pasi qe shum jam ne stres

  15. rudi says:

    pershendetje, kam bere analizat e gjakut dhe vlera plt ka dale 700, a mund te me tregoni se cfare eshte plt?
    faleminderit per mirekuptimin

  16. dita says:

    Pershendetje kam ber analiza gjakut dhe mekandl eritrocitet 4.32 homogobina 129 leukocitet 10.6 hamatokriti 39 trombocitet 179 ju kisha lut mem tregu aj kam mir ju pershendes

  17. Lena says:

    Pershendetje kam ber analizat e gjakut para 3 mujesh e dola anemike e ulet mora tableta per 3 muaj e bera prap analizat e gjakut kishin dal mire sisha anemike vec me tha rruzat e bardha I ke pak fare te larta qe nga tre mujorshi I pare e deri tani gje qe me tha dk qe seshte shqetesuse mbase duhet te kesh qen pak me grip kur ke ber analizat per mu tha nuk eshte shqetesuse,be fakt kam qen temprature nga brenda e pak gryket , kur e pyeta nga vin rritja e rruzave te gjakut me tha ca emra virusesh midis tyre edhe viruse rreziku. Me ka kap frika edhe pse ajo thot qe seshte shqetesuse se fare pak te larta jan per tre muaj, Ju lutem a mund te me thoni qe eshte ndonje virus normal se po te ish I keq do rriteshin Me shum, ju lutem

  18. edi says:

    Cfare tregojne vlerat e larta te amilazemise dhe amilazurise ?

Komentoni

© 2015 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress