Pastroni fytyrën me sheqer

Pastroni fytyrën me sheqer

Pastroni fytyrën me sheqerPreparatet që blihen për pastrimin e fytyrës kanë një përmbajtje shumë të lartë të kimikateve, për shkak të përbërësve të panumërt që kanë, ndaj pastrimi në mënyrë natyrale është mjaft i këshillueshëm edhe nga dermatologët.

Këtu keni një recetë të thjeshtë përdorimi të pastrimit të fytyrës me sheqer (mundësisht në ngjyrë të errët).

Përdorimi:

Sheqeri i kuq është një produkt i mrekullueshëm si esfoliant natyror. Në të gjitha analizat laboratorike të kryera së fundi, sheqeri është parë edhe si një pastrues dhe ushqyes mjaft i mirë edhe për lëkurën e trupit, jo vetëm të fytyrës.

-1 lugë çaji sheqer i kuq
-½ lugë çaji mjaltë (përmban antioksidantë të fuqishëm)
-disa pika lëng limoni
Përzieni mirë të gjithë masën dhe përdoreni 2-3 herë në javë, jo çdo ditë.

Komento