Pasuroni organizmin me vitaminen D

Pasuroni organizmin me vitaminen D

Ky aleat i cmueshem redukton problemet shendetsore te llojeve te ndryshme, duke filluar nga me te zakonshmet, ftohjet, deri tek semundjet me serioze sic eshte kanceri.

Trupi yne prodhon natyrshem vitamine D, duke u sintetizuar nga rrezet e diellit, por eshte e mundur ta merrni ate ne doza te vogla edhe duke konsumuar peshk yndyror si salmoni ose qumesht te fortifikuar.

Nje studim i American Journal of Clinical Nutrition sygjeron se marrja e nje perberesi mund te ndihmoje ne forcimin e sistemit imunitar. Studimet laboratorike tregojne se vitamina D mund te ndihmoje ne identifikimin e qelizave te sistemit imunitar dhe te shkaterroje bakteret dhe viruset.

Merrni nje doze te perditeshme me fibra te tretshme
Sipas nje studimi te fundit te publikuar ne revisten Brain, Behavior and Immunity, minjte qe kishin marre nje diete te pasur me fibra te tretshme, per gjashte jave, kishin patur reaksion nga nje infeksion bakterial te pergjysmuar ne krahasim me ato qe ushqehen me fibra te perziera.

Fibrat e tretshme, si agrumet, molla, karrota, fasule ose tershera ndihmojne ne luftimin e infeksioneve.
Ndersa ato te patretshmet, prezente ne grure, ne dritherat integrale, tek arrat dhe perimet me gjethe jeshile, po aq te rendesishme per shendetin e pergjithshem, por nuk duket se kane impaktin e njejte ne sistemin imunitar. Perpiquni te merrni nga 25 deri ne 28 gram fibra gjithsej gjate dites, duke i kushtuar vemendje te vecante atyre te tretshme.

Mbani linja elegante
Te rriturit ne mbipeshe kane reduktuar marrjen e kalorive te perditshme dhe rreth nje e treta kane gjetur nje rritje prej 50 per qind te kapacitetit te tyre imunitar. Limitmi i numrit te kalorive te marra mund te reduktoje nivelin e perberesve ne trup qe mposhtin pergjigjen imunitare. Studimet tek kafshet sygjerojne se, kufizimi i kalorive mund te jete i tepruar per individe me peshe normale. Dhe mbani mend: Kur reduktoni sasine, ju duhet te jeni me vigjilent mbi cilesine e dietes tuaj.
Hani me shume fruta dhe perime dhe zgjidhni burime te varfra me proteina, si peshku, pula dhe qumeshti i skremuar./KALLESHI CENTER/

Komento