Patatja, shkaktar i evoluimit të trurit të njeriut

Patatja, shkaktar i evoluimit të trurit të njeriut

Patatja, shkaktar i evoluimit të trurit të njeriutTruri i njeriut është unik, pasi që asnjë kafshë tjetër nuk ka tru kaq të madh, në krahasim me përmasat trupore.

Për një kohë të gjatë ishte menduar që konsumimi i mishit kishte ndikuar në rritjen e trurit të njeriut, mirëpo tani shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që është një tjetër ushqim, të cilit duhet t’i falënderohemi për këtë gjë: patatja.

Hulumtuesit besojnë që konsumimi i karbohidrateve ka qenë shumë i rëndësishëm për zhvillimet në tru në miliona vjetët e fundit. Ndërsa, karbohidratet, në trupin e paraardhësve tanë kryesisht janë futur nëpërmjet patateve, farave dhe disa pemëve e bajameve.

Përkundër ndikimit nga ushqimet tjera, shkencëtarët, të cilët janë prapa studimit të bërë së fundmi, argumentojnë që patatja është shkaktari kryesor i evoluimit të trurit njerëzor.

Komento