Patologjitë e hundës

Patologjitë e hundës

Shpesh neglizhohen nga pacientët si të parëndësishme. Por, ajo që në disa raste konsiderohet si një bllokim i zakonshëm hundësh apo acarim i rrugëve të frymëmarrjes, mund të jetë më shumë sesa duket.

Bëhet fjalë për patologjitë inflamatore të hundës që mund të jenë me origjinë virale në disa raste, bakteriale apo alergjike. Por që sipas mjekut ORL pranë Spitalit Amerikan, Edlir Shytaj, nuk duhet neglizhuar kurrsesi.

“Patologjitë inflamatorë janë më të shpeshta dhe prekin të gjitha moshat. Bëhet fjalë për bllokim hundësh dhe sekrecione më të trasha. Kjo patologji shoqërohet edhe me temperaturë që zgjat 3-4 ditë. Shkaqet janë alergjitë në përgjithësi.
Edhe virozat janë shumë të përhapura, sidomos në ndërrimin e stinëve.”

Këto të dhëna klinike, kur avancojnë, shpesh çojnë në krijimin e sinuziteve: “Sinuziti akut është shumë I përhapur. Nis me një grip të thjeshtë e më pas bllokohen hundët. Nëse nuk trajtohet mund të kthehet në një sinuzit kronik.

Shqipëria është një vend që favorizon në masë sëmundjet e hundës. Kjo për shkak të karakteristikave të saj klimatike, por një faktor tjetër nxitës i këtyre patologjive është edhe ndotja në mjedis.

Endoskopia, metoda moderne e kirurgjisë në Spitalin Amerikan./tch/

httpv://www.youtube.com/watch?v=G0Ff8Ngtx_Q&feature=player_embedded

Komento