“Peeling” për riparim të lëkurës

“Peeling” për riparim të lëkurës

Në qoftë se keni pak probleme me lëkurën dhe sa herë që jeni në krizë për pamjen tuaj të jashtme, ndiq recetat e specialistëve.

Eliminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkurës një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtëson ajrosjen. Fillojmë nga trupi, duke kujtuar që sidoqoftë ‘peeling’ është një veprim agresiv ndaj lëkurës ndaj dhe duhet të bëhet në mënyrë të butë dhe delikate.

Përsëriteni përsëri në qoftë se e shikoni të arsyeshme por me një distancë prej 8-10 ditësh.

Në qoftë se keni pak probleme është i këshillueshëm një pastrues i lehtë që është dhe zbutës. Përdoreni këtë solucion duke e hedhur në një shami teli të cilën pasi të keni lagur trupin ta përdorni në vend të fërkueses së zakonshme. Në qoftë se lëkura juaj është shumë e tharë, është e nevojshme një kurë më e fortë që të largojë të gjitha qelizat e vdekura. Për këtë rast në fërkuesen prej teli të butë duhet të hidhni një tas të vogël miell misri integral dhe një tas të vogël me miell bajamesh të ëmbla. Më pas vazhdojmë si herën e parë duke e fërkuar lëkurën për një kohë të gjatë por në mënyrë delikate. Do të shikoni që lëkura do të bëhet e butë dhe elastike si kurrë ndonjëherë.

Në qoftë se bëni pjesë tek ato fatlume të pakta të cilat e kanë lëkurën e padëmtuar, i lejoni vetes një banjë të kënaqshme për të pasur një lëkurë kompakte dhe elastike. Hidhni tri litra qumësht në ujin e ngrohtë të vaskës dhe qëndroni për 20 minuta. Do të shikoni që lëkura juaj do të jetë e butë dhe e këndshme ashtu siç keni ëndërruar gjithmonë. /Telegrafi/

Komento