Pemët dhe perimet janë ilaçe

Pemët dhe perimet janë ilaçe

Konsumimi i pemëve dhe perimeve parandalon sëmundje të shumta, mes tjerash sëmundjet e zemrës, kancerin, si dhe disa sëmundje kronike.

Pemët e kuqe, siç janë dredhëzat, qershitë dhe llojet e tjera, përmbajnë pigmente të quajtura antosianidine. Këto pigmente kanë një ndikim të fortë antioksidues.

E njëjta vlen edhe për rrushin e bardhë dhe atë të zi, të cilët janë antioksidues të fortë.

Rrushi ka rol të rëndësishëm në parandalimin e krijimit të sëmundjeve të rënda, siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Shalqiri dhe pjepri janë ushqime ideale për stinën e verës. Likopeni, i cili gjendet në shalqi, është gjithashtu një antioksidues i fortë.

Pemët e verdha, si kajsia, përveç fibrave, kaliumit dhe vitaminës C, përmbajnë flavanoide dhe karotenoide. Beta – karotina nga kajsia, ka ndikim pozitiv për sy dhe lëkurë. Domatja është e mbushur me vitaminë C, si dhe me likopen, i cili luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër sëmundjeve. Një nga burimet më të pasura me vitaminë C është speci i gjelbër.

Komento