Për bukurinë dhe linjat perfekte, sekreti qëndron tek kumbullat

2

Këto fruta të mrekullueshme të cilat rriten në gjithë planetin sidomos në SHBA, Europë, Japoni dhe Kinë na bëjnë mirë jo vetëm për shëndetin në përgjithësi, por gjithashtu edhe për paraqitjen!

Aroma e tyre është shumë e këndshme dhe shija mes së ëmblës dhe të thartës. Me fjalë të tjera, këto fruta përveç se kënaqin shijet tuaja, janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Antioksidantët kanë rol thelbësor në trupin tonë që nga ulja e kolesterolit deri tek shkëlqimi dhe fresika që i dhurojnë fytyrës—dhe kjo është arsyeja pse çdo gjë që përmban këto elemente që luftojnë radikalet e lira siç janë kumbullat  duhet të jenë të mirërpritura në dietën tuaj të përditshme.

Më poshtë keni shumë arsye pse konsumi i kumbullave ju bën më të shëndetshëm e më të bukur.

Kumbullat mund të parandalojnë kancerin
Kumbullat janë burime fenomenale të antioksidantëve. Kjo është arsyeja pse konsumimi i tyre rregullisht mund të ndalojë në reudktimin e shanseve të rrezikut nga kanceri.  Ekspertët thonë se një nga antioksidantët që lufton kancerin dhe gjendet tek kumbulla është beta-karoteni, i cili ka veti të mrekullueshme anti-kancerogjene.
Parandalojnë koagulimin e gjakut
Vitamina K e gjendur tek kumbullat ndihmon kundra mpiksjes së panevojshme gë gjakut. Mpiksja e gjakut në arterie mund të shkaktojë probleme vërtet serioze si ataku kardiak, infarkti dhe embolia pulmonare.
Ngrënia e kumbullave ndihmon në forcimin e kockave
Një tjetër funksion i vitaminës K është se siguron  që kalciumi në trup të qëndrojë në kocka dhe jo në gjak. Kjo është arsyeja pse konsumi i kumbullave të cilat përmbajnë me shumicë vitaminë K, ndihmon kockat të jenë të forta dhe të ruajnë densitetin e tyre.
Ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak
Edhe pse janë të ëmbla, ato janë shumë të dobishme për njerëzit me diabet të tipit 2. Disa komponentë të caktuar tek kumbullat rregullojnë çlirimin e insulinës pas vakteve, duke ndihmuar në ruajtjen e sheqerit në gjak. Kumbullat janë ëmbëlsirat perfekte nëse doni të mbani sheqerin në gjak në nivele normale.
Rregullojnë presionin e gjakut
Në rast të problemeve me presionin e gjakut, shtoni kumbullat në dietën tuaj. Antioksidantët dhe fibrat e gjendura në to ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut duke i mbajtur ato të shëndetshme dhe duke mbajtur nën kontroll kolesterolin e keq.
Ndihmojn