Për burrat

Per burrat

Burrat shpesh herë e neglizhojnë kujdesin për lëkuren. Ata mund të kujdesen për formen fizike/sportin, për flokët, për veshjen, po kur vjen puna për lëkuren nuk janë shumë të vëmendshëm. Ata kanë 20% Yndyrë më shumë se femrat dhe si pasojë lekura e tyre grumbullon më shumë papastërti. Pirja e duhanit dhe alkolit u shumëfishon atyre problemet e lëkurës.  Unë po ju jap disa receta për maska fytyre.

Lëkurë me shumë yndyrë:

1/2 filxhan tërshëre të zier + 1 të bardhë veze + 1/2 filxhan mollë të grirë +  1 lugë gjellë me lëng limoni. Përziejini të gjitha bashkë (kur tërshëra është e ftohtë pas zierjes) dhe aplikojeni në fytyre, mbajeni 10 min dhe apstaj shpërlajeni me ujë të vakur.

Për lëkurë të thatë:

1 të verdhë veze +  ½ filxhan tërsherë të zier  +  ½ banane të shtypur + 1 lugë gjellë mjaltë. Përzieni mirë dhe aplikojëni në fytyrë, mbajeni për 15 min, pastaj shpërlajeni me ujë të vakur.

Për lekurë delikate (që acarohet shpejt):

1 vezë të plotë  +  ½ filxhan tërëshere të zier + 1 lugë gjellë me vaj bajamesh. Përzieji mirë dhe aplikojëni në fytyre, mbajeni 10 min pastaj shpërlajeni me ujë të vakur.

Edhe ndonjë masazh me vajra natyrale, herë pas here do të ishte shumë qetësues dhe anti-stres. Kërkoni ndihmen e partnerës tuaj dhe idealja do të ishte që këto maska t’i përgatisni së bashku dhe pse jo t’a ktheni në një argëtim të vazhdueshëm.

Komento