Për çfarë tjetër mund të shërbejë orizi i zakonshëm

6

6Orizi është një nga artikujt ushqimor themelor në tërë botën. Por, jashtë kuzhinës orizin mund ta përdorni për një varg të punëve shtëpiake.

Në vijim po ju tregojmë disa shembuj të dobishëm.

Parandalon krijimin e topthave të kripës

Di të jetë mjaft e mërzitshme dhe lodhshme kur në enë krijohen topthat e kripës që nuk dëshirojnë të dalin jashtë. Këtë mund ta parandaloni ashtu që në enë vendosni disa kokrra oriz që do të absorbojnë lagështinë.

Kompresa e nxehtë

Orizi e mban nxehtësinë shkëlqyeshëm. Qesen e vogël të pambukut ose çorapen mbusheni me orizi, vëreni në mikrovalë për disa sekonda dhe do të keni kompresë të nxehtë.

Pastrimi i mullirit për kafe

Nëse në mullirin për kafe ju grumbullohet pluhuri dhe yndyrat, nëpër të kaloni pak oriz dhe do ta zgjidhni këtë gjë.

Tharja e pajisjeve elektronike

A ju është lagur ndonjëherë telefoni? Apo rastësisht keni derdhur gotën me ujë në teledirigjues? Para se të blini pajisjen e re, provoni me oriz, transmeton Koha.net. Pajisjen futeni në enën e mbushur me oriz dhe lëreni disa orë ose gjatë tërë natës. Sikurse edhe tek kripa, orizi do të absorbojë lagështinë e tepërt, dhe nëse keni fat, pajisja do të punojë përsëri.

Pastrimi i enëve të palara

Me oriz pastroni edhe enët plastike. Mbuloni fundin e enës me oriz dhe shtoni sasinë e dyfishtë të ujit. Mbylleni mirë enën dhe tundeni – orizi do të largojë papastërtitë.

Komento