Për duar dhe këmbë të freskëta

duar-dhe-kembe

Të kesh duar dhe këmbë përherë të lagura është disi e sikletshme. Problemi i superdjersitjes është mjaft i përhapur.

Kjo mund të jetë trashëgimi. Dhe u ndodh shpesh personave shumë emotivë. Këmbët dhe duart janë zona të pasura me gjëndra të djersës, përgjegjëse të erës së keqe. Por mjetet nuk mungojnë.

Sa herë që ndieni se duart ju djersinë, vendosni pulset nën ujin e ftohtë, për të ngadalësuar qarkullimin.
Përpara se të vishni këpucët hidhni mbi këmbë një pudër specifike.

Rifreskon, pakëson djersitjen e tepërt dhe neutralizon erën e keqe. Pastroni shpesh shtrojat e këpucëve.

Komento