Për duar pa njolla dhe pa rrudha

duart

A e keni ditur se lëkura e duarve plaket nga katër deri në gjashtë herë më shpejtë se lëkura në pjesët tjera të trupit? Fatkeqësisht, është kështu, ndërsa shkaqet janë të ndryshme- duke filluar nga përdorimi i preparateve të fuqishme kimike për pastrim dhe duke mos i mbrojtur duart me dorëza, dhe deri te trajtimi i pamjaftueshëm me krem hidratues.

Preparatet e fuqishme për pastrim dëmtojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës, e cila hollohet dhe bëhet e parezistueshme ndaj mikroorganizmave, ashtu që në duar formohen plasaritje.

Po ashtu, problem është edhe lëkura e dehidruar, e cila lehtë skuqet dhe luspohet, dhe për këtë arsye në lëkurë shfaqen njolla. Kur grumbullohen të gjitha, rezultati është dramatik, sepse shuplakat janë ato që tregojnë “datëlindjen” tonë.

Përveçse duhet të kujdesuni vazhdimisht me krem hidratues për duart tuaja, kohë pas kohe përgatitini një preparat që do të ushqejë lëkurën dhe njëkohësisht do të forcojë thonjtë.

Për ta bërë këtë ju duhet vetëm limon. Atë ndajeni në copa dhe grimcojeni me mikser. Përgatitjen e fituar vendoseni në duar. Jo vetëm që lëkura e duarve do të fitojë ngjyrë të njëtrajtshme, ajo do të jetë edhe më e butë.

Komento