Home » Këshilla për Prindër » Për fëmijë të shëndetshëm

Për fëmijë të shëndetshëm

Informacione mbi ushqyerjen, lëvizjen dhe shëndetin dedikuar prindërve me foshnje dhe fëmijë të vegjël deri në moshën 5 vjeçare. Ushqimi dhe kujdesi që mbrojnë fëmijën tuaj nga sëmundjet

Pa dyshim se ju shpesh parashtroni pyetje mbi shëndetin e fëmijës tuaj, si: “A merr lëngje të mjaftueshme?”, “Pse nuk bie në gjumë?”, “A po zhvillohet normalisht?” e shumë pyetje të tjera. Të jesh prind, do të thotë të bartësh përgjegjësi për shëndetin e fëmijës, çka nuk është gjithmonë e lehtë.

Me qëllim që t`ju mbështesim si prindër gjatë këtyre detyrave të rëndësishme, përpiqen shumë persona të specializuar, si për shembull mjeket e fëmijëve, mjekët e fëmijëve, këshilltarët e fëmijëve apo këshilltarët e fëmijëve dhe të tjerë.

Fëmija juaj ka një ndikim (influencë) të madh, kur bëhet fjalë për planifikimin e rrjedhës së përditshmërisë. Të jesh prind, do të thotë t`i dhurosh fëmijës shumë vëmendje dhe shpesh disa nevoja vetjake kalojnë në plan të dytë. Gjithçka do të ndryshojë në kohën e vet. Për këtë arsye një ushqyerje e baraspeshuar dhe e shëndoshë me vakte të rregullta është e rëndësishme për fëmijët e vegjël.

 

Ushqyerja me gji

Qumështi i gjirit të nënës është nga muaji i katërt deri në muajin e gjashtë ushqimi më i mirë për fëmijën tuaj. Ai përmban të gjitha lëndët ushqyese të domosdoshme dhe forcon antitrupat. Ai ndihmon edhe për parandalimin e alergjive.

Nëse foshnjën tuaj e ushqeni me shishe me biberon, do t`ju duhet të këshilloheni nga këshilltarja e nënës, nga mjekja e fëmijës apo mjeku i fëmijës, me qëllim të zgjedhjes së një produkti të përshtatshëm. Në mes të vakteve duhet të bëhet një pauzë. Mos e lini shishen me biberon për një kohë të gjatë tek fëmija. Nevoja e shtuar për energji dhe lëngje nga dhënia e gjirit.  Një nënë që ushqen fëmijën me qumështin e gjirit të saj ka nevojë për rreth 200 deri 300 kcal energji në ditë.

Merrni rregullisht karbohidrate, për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak: bukë, brumëra (nga drithëra kokërr plotë) apo fruta. Pini së paku dy litra në ditë: ujë, lëngje të holluara apo çaj frutash. Disa artikuj ushqimor kalojnë në qumështin e gjirit të nënës. Për këtë arsye mos pini më tepër se tre filxhanë kafe, apo çaj të zi në ditë. Pijet alkoolike duhet t`i shmangni. Përbërja e ushqyerjes në vitin e parë të jetës. Pas katër deri gjashtë muaj ushqyerja e fëmijës duhet të kalojë në qull. Filloni me një lloj qulli, që fëmija të mësohet me të. Përveç kësaj fëmija juaj ushqehet me qumështin e gjirit të nënës apo me shishe me biberon si dhe me ujë ose çaj pa sheqer. Hap pas habi mund të ushqeni fëmijën me lloje të tjera qulli, duke e shtuar sasinë e qullit dhe duke reduktuar sasinë e qumështit të gjirit të nënës apo qumështin me shishe me biberon. Kini kujdes, që këto artikuj ushqimor të jenë të tretshme për fëmijën tuaj.

 

Një vjeç

Kujdesi në vitin e parë të jetës. Në vitin e parë të jetës shmangni kripën, erëzat dhe sheqerin. Fëmijës tuaj duhet t`i jepni qumësht lope, vetëm duke filluar nga viti i dytë i jetës. Dy tri lugë jogurt natyral apo qull të përzier me qumësht. Mund t`i jepni qull nga muaji i nëntë deri në muajin e dymbëdhjetë.

Frutat e perimet e freskëta duhet t`ia jepni vetëm nën mbikëqyrjen tuaj. Gjatë vitit të parë arrat e lajthitë nuk bëjnë pjesë në planin e ushqimeve. Ato mund t`i mbesin në fyt fëmijës. Hiqni dorë nga dhënia e mjaltit, sepse mund t`i shkaktojë probleme shëndetësore.

 

Dy vjeç

Tashmë fëmija juaj është dy vjeç dhe rekomandimet për ushqyerjen e tij ndryshojnë. Kështu, pas përafërsisht dhjetë deri dymbëdhjetë muajsh mund ta ushqeni fëmijën tuaj njësoj si fëmijët e mëdhenj apo të rritur. Duhet të provoni disa herë, derisa fëmija të pranojë artikuj të ri ushqimorë. Frutat dhe zarzavatet duhet t`ia jepni fëmijës në çdo vakt. Ideal janë pesë vakte në ditë. Një vakt është përafërsisht një grusht plot. Në fillim frutat dhe zarzavatet duhet t`i grimconi apo t`i bëni qullë.

Për zemrat e vogla ndërmjet vakteve kryesore frutat zarzavatet e freskëta apo buka nga drithërat kokërr-plota janë të përshtatshme për ngopjen e fëmijës. Këtu bëjnë pjesë edhe produktet e qumështit Produktet e qumështit bëjnë pjesë në planin e të ushqyerit një deri dy herë në ditë. Këto janë: qumështi, kosi, gjiza, djathi i fortë dhe dhalli. Lëndë të ndryshme nga produktet e qumështit përkrahin ndërtimin e strukturës së eshtrave dhe ndihmojnë fëmijën gjatë rritjes.

 

Buka dhe orizi

Buka, orizi, brumërat dhe patatet përbëjnë themelin e të ushqyerit të shëndetshëm. Favorizoni produktet nga drithëra kokërr-plota: ato përmbajnë më tepër lëndë ushqyese dhe e mbajnë fëmijën të ngopur për një kohë më të gjatë se produktet nga mielli i bardhë. Çdo vakt i të ushqyerit duhet të përmbajë karbohidrate. Jepini të pijë fëmijës tuaj ujë, çaj frutash apo çaj të bimëve mjekësore të pa sheqerosur.

Në vaktet e ushqyerjes mund t’i ofroni fëmijës tuaj edhe fruta pa sheqer, fruta të holluara apo lëngje perimesh. Për parandalimin e kariesit dhe mbipeshës duhet t’i shmangeni pijeve të ëmbla, si çaj i ftohtë apo kokakola. Edhe të ashtuquajturit çaje fëmijësh përmbajnë shpesh sheqer.

 

Yndyrat e sheqernat

Përdorni shumë pak yndyrën. Favorizoni vajin e vlerave të larta ushqyese si vaj kolze, luledielli apo ulliri. Përavullitni gjellën dhe përdorni pak vaj për fërgim. Hiqni dorë nga gjella e fërguar. Edhe gjellët e gatshme përmbajnë shpesh shumë yndyrë. jepni ëmbëlsira fëmijës tuaj më së shumti njëherë në fund të një vakti kryesor. Kjo gjë duhet të kombinohet me pastrimin e mëpasshëm të dhëmbëve. Kështu mbroni fëmijën tuaj nga kariesi dhe mbipesha.

 

Tavolina

Sapo fëmija juaj të mësojë të ulet, ai duhet të ushqehet bashkë me ju në tavolinë. Fëmija juaj është pjesë e familjes dhe kështu mund të mësojë, se ngrënia e përbashkët është e rëndësishme dhe për këtë i duhet kohë. Për të siguruar sasi të mjaftueshme të energjisë është e rëndësishme, që fëmijës tuaj t`i jepni ushqimin në vakte të rregullta. Rekomandohen tri vakte kryesore të ushqyerit dhe dy zemra, vakte ndërmjet.

 

Dhëmbët e qumështit

Dhëmbët pa karies dhe të mirëmbajtur janë të rëndësishëm, që fëmija juaj të ketë mundësinë të bluajë mirë ushqimin dhe të mos ketë dhimbje dhëmbësh. Kariesi, pra vrimat në dhëmbë janë si pasojë e moslarjes së dhëmbëve pas shijimit të pijeve me përmbajtje sheqeri apo artikujve të tjerë ushqimorë. Dhëmbët e parë duhet mirëmbajtur. Sapo t’i dalin dhëmbët e parë fëmijës, ato duhet larë së paku dy herë në ditë.

Përdorni furça të buta fëmijësh, një furçë për t`u mësuar apo unaza kafshimi me pjesën e furçës dhe pastë dhëmbësh me përmbajtje fluori. Pas marrjes së ushqimit dhe pas shijimit të ëmbëlsirave, duhet me doemos të lahen dhëmbët. Mos e futni në gojë lugën e fëmijës tuaj, cucllën apo shishen e qumështit me biberon, përndryshe mund të transferoni bakteret tuaja dhe kështu ato mund të shkaktojnë kariesin tek fëmija.

 

Ushtrimet

Lëreni fëmijën tuaj të lajë vetë dhëmbët. Fëmijëve të vegjël duhet t’ia lani sërish dhe pastaj të kontrolloni nëse i ka dhëmbët vërtet të pastër. Edhe tek fëmijët e rritur deri në moshën tetë vjeçare rekomandohet një larje e serishme e dhëmbëve, kryesisht në mbrëmje.

Dëmtimet në dhëmbët e qumështit mund të ndikojnë tek shëndeti i dhëmbëve të dytë. Larja e dhëmbëve parandalon dhimbjet dhe shpenzimet. Dhëmbët e qumështit të dëmtuar shkaktojnë dhimbje dhe bëjnë të domosdoshëm riparimin e tyre nga dentisti. Sigurimi i kujdesit shëndetësor nuk i merr përsipër shpenzimet.

 

Zhvillimi

Në vitet e para të jetës fëmija juaj zbulon dhe mëson shumë. Çdo fëmijë zhvillohet sipas një shpejtësie vetjake individuale. Hapat e zhvillimit (si për shembull kontrolli i qëndrimit të kokës, zvarritja, qëndrimi ulur, ecja etj.) rrjedhin automatikisht dhe sipas një ritmi të caktuar. Duke filluar nga muaji i gjashtë përmirësohet aftësia e të lëvizurit me duar.

Fëmija juaj mund të kalojë një lodër nga një dorë tek dora tjetër, apo të lëshojë gjërat që bien në dysheme. Edhe aftësia e perceptimit të sendeve dhe radhitjes së tyre, mbështetet përmes lëvizjes. Jepini fëmijës tuaj lodra apo sende të përditshmërisë me përbërje të ndryshme për eksplorim. Bëni vizita në sheshe lojërash, shëtitje dhe udhëtime eksploruese në natyrën e lirë. Gjatë lëvizjes fëmijët nuk mbingarkohen, ato çlodhen shpejt me faza të shpeshta e të shkurtra pushimi. Nëse fëmija juaj luan me fëmijët e tjerë, njeh vetveten dhe njoftohet më mirë me të tjerët. Ai mëson të vlerësojë aftësitë e tij dhe t`i krahasojë ato me të tjerëve. Fëmijët motivojnë njëri – tjetrin, imitojnë gjërat dhe eksplorojnë bashkarisht gjëra të reja. Ato luajnë, shuajnë kureshtjen e tyre dhe përjetojnë kënaqësi gjatë zbavitjes së përbashkët.

 

Gjumi

Në muajt e parë të jetës është normale zgjimi i fëmijës disa herë gjatë natës, sepse fëmija juaj pasi zgjohet, fle vetvetiu brenda një kohe të shkurtër. Nëse fëmija juaj zgjohet shpesh nga gjumi dhe nuk fle sërish, duhet të kërkoni mbështetje. Këshilltarja e nënave apo mjeku i fëmijëve mund t’u këshillojë për këtë. Një rrjedhë e ditës me strukturë të qartë, i ndihmon fëmijës tuaj që të flejë pa ndërprerje gjatë natës. Kjo është e rëndësishme, për të sjellë një ritëm periodik gjatë ditës por edhe gjatë natës.

Fazat e gjumit gjatë ditës duhet të jenë mundësisht të shkurtra, në mënyrë që fëmija gjatë natës të flejë pa u zgjuar nga gjumi. Përpiquni nga muaji i tretë të kaloni në orarin e rregullit të dhënies së gjirit dhe orarin e rregullit të gjumit. Përfundoni ditën me një ritual, për shembull me një këngë gjumi. Kujdesuni, që dhoma e gjumit të fëmijës tuaj të ketë një temperaturë nga 18 deri në 20°C. Foshnjat duhet të rrinë të shtrirë në shpinë. Me kohë fëmija e ndërron i pavarur pozitën e tij. Mos i jepni foshnjës jastëk, ai mund të ngulfatet në të.

 

Të folurit

Duke filluar që nga muaji i tretë apo i katërt, fëmija juaj mund të shprehë me një dallim të kuptueshëm të ndjerit mirë dhe pakënaqësinë. Pastaj ai fillon të belbëzojë dhe të cicëritë për të provuar kështu nivele të ndryshme të zërit. Nga muaji i nëntë fëmija juaj mund të shprehë konstrukte më të gjata tonesh, duke përdorur shpesh shkronjën A. Këto rrokje të ndara me kohë fitojnë një kuptim: fëmija juaj fillon të nxjerrë fjalë.

Shumë kohë para se fëmija të fillojë të flasë, ai e kupton gjuhën. Diku nga muaji i pestë fëmija mund të dallojë, nëse flisni me të me mirësjellje apo me rreptësi. Fëmija juaj kupton diku nga muaji i shtatë edhe fjalët e zakonshme apo reagon në pyetje. Rreth muajit të dhjete fëmija juaj e kupton edhe fjalën «jo». Shumë prindër përdorin një të ashtuquajtur gjuhë të fëmijëve apo të foshnjave.

Ato i drejtohen fëmijës së tyre të vogël me shprehje të zakonshme të theksuara shpesh me një tonalitet të lartë. Kjo gjuhë e foshnjave nuk e dëmton fëmijën tuaj; ajo e mbështet shkëmbimin mes jush dhe atij. Flisni me fëmijën tuaj atë gjuhë, që vetë e dini më së miri. Rrëfejini fëmijës tuaj pikërisht atë, që e bëni në momentin që flisni me të. Dëgjojeni fëmijën tuaj me vëmendje, rrëfejini atij përralla dhe lavdërojeni, kur ai të përpiqet që të nxjerr ndonjë fjalë.

 

Sëmundjet

Pas muajit të katërt të jetës tek fëmija fillon reduktimi i mbrojtjes nga antitrupat e nënës, të cilët fëmija i merr qysh nga trupi i nënës e pastaj edhe nga qumështi i gjirit të nënës. Të jesh i sëmurë është pjesë përbërëse e rritjes së fëmijëve. Kështu zhvillohet dhe ushtrohet sistemi imunitar mbrojtës tek fëmijë. Sëmundjet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël janë sëmundjet e ftohjes, si dhe infeksionet e zorrëve e të lukthit.

Një fëmijë ka zjarrmi, nëse temperatura e tij kalon mbi 38,0°Celsius. Mund të flitet për një temperaturë të lartë, kur temperatura është në mes te 37.5 dhe 38.0 °Celsius. Si temperaturë normale konsiderohet ajo deri në 37.5 °Celsius. Në rast se fëmija juaj sëmuret, duhet të kërkoni mbështetje tek mjeku apo mjekja e fëmijës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

7 Responses to " Për fëmijë të shëndetshëm "

  1. lorena says:

    pershdetje nga lorena kam nje djal 3 vjeq nuk ka oreks muke shdo 3 jav me semuhet nga bajamet esht shum dishem njersitet shum ne gjum e mjekoj te mjeku por as kush po me ndmon ka per dor vitamin te ndryshme po spo ka feke tash esht semur i ka dal ne urin ifksjon 15000 mij ifksjon ka per dor gjelpana te forta po sa fekt teptra shdo dit rrin 38 .nus mundesh te lutem ndimo .jam lodhur nuk po di ku me qu qka ma ma i kum ndrru mjket as kush nuk mundet mi ra fije……falmderi ju pres nje ndim prej jush …….

  2. hanushi says:

    pershendetje nga un ,kam nje djal 21 muaj ne dhembet e par esht ba nje shtres e trash po ashtu dhembi ka mar ngjys kafe gjithashtu dy dhembet jon zvoglu ,djali im akoma pin qumsht gjiri dhe multi sola ,qfar do ti beje mir te pij dhe mos tket prishje te dhembve,nket mosh a mundet ti ndihmoj dentisti ju flm pres nje kshill nga ju

  3. albulena zeqiri says:

    pershendetje dhe un si qdo nene e re kam proble e me usshqyerjen e femijes.un kam nje djal 21 muajsh e femija imushqehet me gji por unee qe nga fillimi i ushqyerjes pe produkte te tjera ushqimore perveq gjirit femija imhante rregullisht dhe pa probleme por ga nje perjudh rreth 2 muaj si preferon keto ushqime perveq plazmave te blluara me qumesht qe e ushqej ne mengjes e tani e tani e ushqej dhe me nje moll ne dit dhe e preferon te barrdhen e vezes te zier,i kam dhen dhe vitamin c 50 ml por nuk ka pasur efekt prandaj ju lutemme ndimoni rreth keti problemi sepse jam shum e shqetesuar sepse un jam keshilluar edhe me pediatren etij personale por keshillat e saj nuk kan pasur ndonje efekt e femija im vazhdimisht ushqehet nga gjiri dhe me ka then te mos shqetesohemper kete arsye faleminderit per mirkuptim.

  4. ardian says:

    pershendetje ndoshta po pys diqka qe nuk po flitet per to po kom ni breng te madhe qe spo mundem mej perballu e kom djalin 9 mujsh edhe i kerset koma en gjuh siur (trek) e kom pas te mjeku ktu jetoj ne zvicer po i thojn qe nuk osht urgjo amo se di un smuj me besu se djali kan sa her qe ti bon koma qashtu kom kerku me bo fotografim po kan thon jo se osht i vogel amo sdi kisha dasht mem ndimu rreth qesaj ose me lini n nje numer qe osht noj mjek i fmijve per koca faliminderit mfalni nese e kom tepru

  5. miranda says:

    une kam i vajze dy vjeq as nuk han kurgja hiq as nuk hec as nuk fol nuk di

  6. avdiu says:

    fmia i jon e kryn nevojen me shum se 4 here ne dit jam e shqetsuar a munden me pas ndoni problem ma von qka po me rekomandoni nuk ka barkqitje esht tue u zhvilluar normalisht ju pereshendes

  7. mirandaabdyli says:

    e kam vajze 4 vjeq sa nuk hec as nuk fol

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress