Për femrat, komplimentet më të mira se seksi

Për femrat, komplimentet më të mira se seksi

Sipas një hulumtimi, femrat konsiderojnë se një kompliment i mirë është më i vlefshëm sesa seksi.

Gjysma e 1.056 femrave të anketuara kanë deklaruar se më mirë disponohen kur kanë një stil të bukur të flokëve sesa kur konsumojnë një çokollatë, përderisa një e treta e tyre kanë theksuar se më shumë i kënaq kombinimi i rrobave sesa lojërat nën çarçaf.

Kur kemi të bëjmë me këpucët, 1 prej 10 femrave ka deklaruar se ndihet më mirë porsa të mbathë këpucët e saj seksi. Sipas këtij hulumtimi, është pikërisht fjalosja me partnerin dhe stili jo i mirë i flokëve që ndikojnë shumë në disponimin e një femre.

Një hulumtim thekson se pikërisht janë gjërat e thjeshta dhe ato më të zakonshmet që femrave ua kthejnë buzëqeshjen në fytyrë. Rreth 64% e tyre kanë theksuar se i disponon një mot i mirë me diell, përderisa një të tretës së të anketuarave për një ditë me humor dhe disponim të mirë u nevojitet një kompliment apo një porosi e këndshme në telefon.

Komento